By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bardhi kërkon shkarkimin e ministrit të Brendshëm: Policia refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së Gardës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bardhi kërkon shkarkimin e ministrit të Brendshëm: Policia refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së Gardës
Shqipëri

Bardhi kërkon shkarkimin e ministrit të Brendshëm: Policia refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së Gardës

admin
Last updated: 17/02/2025 12:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, duke e akuzuar atë për keqinformim të opinionit publik dhe neglizhencë të strukturave policore në mbrojtjen e institucioneve të drejtësisë.

Bardhi ngriti këtë kërkesë në Kuvend, duke deklaruar se Policia e Shtetit nuk iu përgjigj thirrjes së Gardës së Republikës për të marrë masa shtesë sigurie para godinave të SPAK dhe GJKKO, ku ishin mbledhur mbështetës të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Në emër të grupit parlamentar të PD-së, kërkoj që të thirret në seancë ministri i Brendshëm, i cili keqinformoi opinionin publik dhe Kuvendin e Shqipërisë duke pretenduar se policia nuk kishte dijeni për turmën e punonjësve të Bashkisë para GJKKO-së gjatë seancës për masën ndaj Veliajt,” – deklaroi Bardhi.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë kishin njoftuar në kohë për rrezikun që paraqiste prania e turmës.

“Qoftë GJKKO, qoftë SPAK, kanë konfirmuar zyrtarisht se, përmes Gardës, kishin njoftuar për cenimin e sigurisë së ambienteve të tyre drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Megjithatë, në një veprim të paprecedentë, policia jo vetëm që nuk ndërhyri, por refuzoi hapur t’i përgjigjej thirrjes së Gardës”, – tha Bardhi.

Ai e cilësoi këtë situatë si një sulm të qeverisë ndaj sistemit gjyqësor.

“Po flasim për një grusht shteti të pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor. Mesazhi që po u dërgohet gjyqtarëve dhe prokurorëve është i qartë: nëse merrni vendime pa lejen e Edi Ramës, ju lihen pa mbrojtje dhe kërcënoheni.”

Gjithashtu, Bardhi akuzoi policinë për një qëndrim të pasaktë mbi situatën.

“Policia dha një qëndrim absurd duke pretenduar se nuk kishte njoftim dhe se tubimi ishte krijuar spontanisht. Por, nëse një tubim është spontan dhe i paligjshëm, atëherë policia duhet të kishte ndërhyrë për ta shpërndarë atë,” – u shpreh ai.

Në përfundim, ai kërkoi që ministri i Brendshëm të dalë në seancë për të dhënë shpjegime dhe të mbajë përgjegjësi për, siç e cilësoi ai, mashtrimin e publikut dhe institucioneve.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Grenell: Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë
Next Article Ajola Xoxa reagon për herë të parë për akuzat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?