By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bytyqi: LSDM propozon ligj për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe produktet ushqimore bazë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bytyqi: LSDM propozon ligj për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe produktet ushqimore bazë
Maqedoni

Bytyqi: LSDM propozon ligj për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe produktet ushqimore bazë

admin
Last updated: 17/02/2025 12:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt – Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, sot tha se do të dorëzojnë propozim-ligj për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18% në 5%, si dhe heqje të TVSH-së për produktet ushqimore bazë.

Ai tha se jeta në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe qytetarët po e kanë gjithnjë e më të vështirë të plotësojnë nevojat elementare të jetesës.

“Indeksi i çmimeve të konsumit në janar 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje prej 4,9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur për 5,2 për qind. Çmimet e produkteve ushqimore bazë po rriten jashtë kontrollit dhe buxhetet familjare janë nën presion të vazhdueshëm. Por kjo nuk është e gjitha, qytetarët tashmë po paguajnë fatura më të larta të energjisë elektrike. Vetëm në janar, ato u rritën nga 20% në 30%, duke përfaqësuar një tjetër goditje të rëndë për standardin e jetesës. Në këto kushte, ku rritja e çmimeve tejkalon rritjen e të ardhurave, gjithnjë e më shumë familje po përballen me vështirësi financiare dhe për shumë njerëz, paga mujore nuk mjafton më as për shpenzimet më elementare. Në vend që qeveria të ndërhyjë dhe të frenojë krizën, ne shohim mosinteresim, zvarritje dhe mungesë të plotë të masave që do të mbrojnë fuqinë blerëse”.

“Sot si opozitë e përgjegjshme propozojmë ndryshime ligjore që do të çojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni kanë dorëzuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për TVSH-në, me të cilin kërkojmë uljen e taksës së energjisë elektrike nga 18% në 5%, si dhe heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, përkatësisht uljen e saj nga 5% në 0%. Me këto amendamente të propozuara kërkojmë zbatimin sistematik të dy nga shtatë masat ekonomike të LSDM-së”, tha Bytyqi.

Sipas tij, ulja e TVSH-së për energjinë elektrike do të nënkuptojë 13% më të ulëta të faturave, apo më të lirë të energjisë elektrike për mbi 600 mijë amvisëri.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Befasia e afatit kalimtar veror, Pogba po transferohet tek gjiganti spanjoll?
Next Article Vonesa dhe anulime të shumta trenash në Gjermani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?