By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Çmimet”, Oda Ekonomike i dorëzon Ministrisë së Ekonomisë propozime për masa efektive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > “Çmimet”, Oda Ekonomike i dorëzon Ministrisë së Ekonomisë propozime për masa efektive
Ekonomi

“Çmimet”, Oda Ekonomike i dorëzon Ministrisë së Ekonomisë propozime për masa efektive

admin
Last updated: 17/02/2025 17:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Oda Ekonomike e Tregtarëve me shumicë dhe pakicë i kanë dorëzuar ministrisë së ekonomisë propozimet e tyre për masa efektive për ulje të çmimeve të disa grupeve të produkteve.

Këtë për Alsat e konfirmoi kryetari i Odës Lavdrim Gega. Ai tha se për të mos dëmtuar procesin nuk mund të ndajë më tepër detaje për atë se sa produkte janë përfshirë në listë. Megjithatë, këto kërkesa nuk pritet të shqyrtohen shumë shpejt, ndoshta deri në fund të javës, duke pasur parasysh se edhe kryeministri Mickoski edhe ministri i ekonomisë Durmishi, janë në udhëtim jashtë vendit.

Ndërkohë deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, dyshon se formimi i Odës së re të tregtarëve mund të jetë skenar i Qeverisë për të krijuar paralelizëm për çdo zë të qytetarëve. Ai nuk pajtohet me pohimet e Inspektoratit të tregut dhe të odës tregtare se fajtor për çmime të larta janë prodhuesit dhe distributorët.

“Por ajo që më ra në sy është propozimi i tyre që për disa produkte mund të ulin marzhën deri në 30%. Pyetja që shtrohet është se ku është Qeveria që të ndalon dikë që marzha e fitimit mund të ulet deri në 30%, kurse sa është marzha reale?

Unë këtu nuk po flas për prodhuesit sepse ata janë më së paku fajtorë për këtë gjendje. Janë ata të cilët në shpinën e prodhuesve, në shpinën e qytetarëve krijojnë fitime marramendëse”, deklaroi Fatmir Bytyqi – LSDM.

You Might Also Like

Sektorët që paguhen më së shumti

Sa përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga panelet solare dhe turbinat e erës

Masa të reja për ndërtimet pa leje, akti normativ synon të disiplinojë më shumë punën në këtë sektor

Çmimi i ri i energjisë për makinat elektrike, zv ministri: Do ndikojë vetëm në një kategori klientësh

Trump: Tregjet e aksioneve amerikane janë ‘më të forta se kurrë më parë’ falë tarifave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Maleska: Vetingu ndaj vetes është zbatuar në komunizëm
Next Article Këshilli Gjyqësor njofton: Përfundon shpallja për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?