By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maleska: Vetingu ndaj vetes është zbatuar në komunizëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maleska: Vetingu ndaj vetes është zbatuar në komunizëm
Maqedoni

Maleska: Vetingu ndaj vetes është zbatuar në komunizëm

admin
Last updated: 17/02/2025 17:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt – Nisma e BDI-së për reforma dhe veting brenda partiak, për njohësit e çështjeve politike nuk është një gjë e panjohur. Sipas profesoreshës universitare, Mirjana Maleska ky proces është zbatuar edhe në kohën e komunizmit, proces i njohur si centralizëm demokratik. Sipas saj, debati për veting do të jetë formal sepse dihen paraprakisht konkluzionet. Maleska thotë se nuk duhet më të presim ndihmë për veting nga SHBA-të apo BE-ja, sepse orientimi i tyre tani është kah Ukraina, Rusia e Kina si sfidë e rendit të ri botëror.

“Zakonisht paraprakisht dihet se cila politikë do të dënohet dhe cilët njerëz do të dënohen në perceptim negativ të partisë kështu që ky moment i centralizmit ta quaj, të udhëheqjes së partisë sipas ligjit oligark të Mihaelit se fuqia në parti gjithnjë koncentrohet në kryesi dhe në njeriun e parë të, gjë që nuk është e re”, deklalroi Mirjana Maleska – Profesoreshë Universitare.

Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, shprehet se veting duhet të bëjë çdo individ apo politikan, por para se të hyjë në politikë. Gjithçka tjetër, sipas tij është thjeshtë marrëveshje politike.

“Unë mund të them për vete. Mendoj se vetingun çdokush individualisht duhet ta bëjë para se të hyjë në politikë. Çdo marrëveshje politike për të bërë veting politik është marrëveshje politike. Kështu që të pyesim njëherë a kemi bërë veting secili kur kemi hyrë në politikë dhe a i bëjmë veting vetvetes tani që jemi në politikë, pastaj do të flasim për marrëveshje politike”, tha Fatmir Bytyqi – LSDM.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti i dërgoi porosi BDI-së që të tërheqë figurat e vjetra politike, dhe t’u lë rrugë gjeneratave të reja.

“Prandaj veting ju bëri populli shqiptar në zgjedhjet e kaluara por vetingun e vërtetë do e ndjejnë në zgjedhjet lokale që vijnë. Veting nuk i bëhet vetvetes, veting të bëjnë të tjerët, veting të bëjnë institucione të pavarura. Ata po luajnë me popullin, po luajnë me anëtarësinë e vet, po tallen me atë anëtarësi. I’u bëjnë filma që ata që janë 20 vite në skenë, nga 7-8 mandate deputetë, të zhytur në korrupsion, nëpër lista të zeza amerikane, vetingu më i mirë është ata të tërhiqen prej aty”, u shpreh Izet Mexhiti – Kryetar i LD.

Ditë më parë BDI njoftoi se anëtarët e kryesisë së partisë duke firmosur kodin e praktikës së mirë dhe integritetit të BDI-së bëjnë një lëvizje domethënëse drejt rritjes së transparencës dhe integritetit. Në opinion një nismë e tillë u pranua si tallje dhe duke e ironizuar si proces të cilin duhet ta udhëheqin Ramiz Merko dhe Artan Grubi.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrievski: Stema nuk duhet ndryshuar, i përfaqëson të gjithë dhe është bashkëkohore
Next Article “Çmimet”, Oda Ekonomike i dorëzon Ministrisë së Ekonomisë propozime për masa efektive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?