By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Infektimi me “zgjebe” në Kumanovë, tre të dyshuarit e tjerë nuk janë prekur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Infektimi me “zgjebe” në Kumanovë, tre të dyshuarit e tjerë nuk janë prekur
Maqedoni

Infektimi me “zgjebe” në Kumanovë, tre të dyshuarit e tjerë nuk janë prekur

admin
Last updated: 18/02/2025 19:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 18 shkurt – Pas njoftimit të djeshëm se në Sh.F.K. “Cirili e Metodi” në fshatin Rramanli të Kumanovës tek një nxënës është konfirmuar zgjeba, kurse për tek tre të tjerë dyshohet, gjatë ditës së sotme nga Qendra e Shëndetit Publik njoftuan se pas analizave rezulton vetëm një nxënës të jetë i infektuar. Mjekja Edita Ramizi nga Qendra e Shëndetit Publik apelon që të kihet kujdes me sëmundjet ngjitëse, siç është zgjeba.

“Në departamentin tonë pranë QShP-së është paraqitur vetëm një rast i konfirmuar i infektuar me “zgjebe”, bëhet fjalë për një nxënës në Sh.F.K. “Qirili e Metodi” në fshatin Rramanli, përfundimisht deri më tani nuk kemi raste të tjera. Rekomandimi im kishte me qenë që ata nxënës që dyshojnë të paraqiten menjëherë te mjeku amë me çka mjeku amë t’i udhëzojë te specialisti, i cili do ta konfirmojë diagnozën për të gjitha ato ndryshime të cilat i ndjejnë ata persona në lëkurën e tyre.”, – theksoi dr. Edita Ramizi nga Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë.

Ndryshe, menjëherë pas paraqitjes së këtij rasti, masat që i ndërmori shkolla në bashkëpunim me QShP-në janë edhe ligjëratat për sëmundjet ngjitëse, kurse gjatë ditës së djeshme ekipet e tyre qëndruan në ambientet e shkollës ku ndërmorën masat adekuate rreth këqyrjes së gjendjes aktuale, si dhe u krye dezinfektimi i tërësishëm i shkollës.

“Ekipi ynë menjëherë ka shkuar në mbikëqyrje në shkollën e lartpërmendur dhe atje janë dhënë rekomandimet e duhura, sikur izolimi i nxënësit të infektuar, trajtimi i tij, por edhe i të gjithë atyre që kanë pasur kontakt fizik të ngushtë me të infektuarin dhe është bërë dezinfektimi sipas indikacioneve epidemiologjike nga shërbimi ynë i duhur, si dhe kemi dhënë disa mjete dezinfektuese për shkollën.”, – theksoi dr. Edita Ramizi nga Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë.

Nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë na njoftuan se edhe në ditët në vijim do ta përcjellin me kujdes situatën në këtë shkollë.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tronditëse në futbollin brazilian, mesfushori ndërron jetë pak minuta para se të niste ndeshja
Next Article Rritet numri i pacientëve me grip, Rexhepi: Shtohen thirrjet në urgjencë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?