By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritet numri i pacientëve me grip, Rexhepi: Shtohen thirrjet në urgjencë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rritet numri i pacientëve me grip, Rexhepi: Shtohen thirrjet në urgjencë
Maqedoni

Rritet numri i pacientëve me grip, Rexhepi: Shtohen thirrjet në urgjencë

admin
Last updated: 18/02/2025 19:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 shkurt – Është rritur numri i pacientëve me grip. Mjekët thonë që edhe në ndihmën e shpejtë janë shtuar thirrjet telefonike, mirëpo për shkak të ekipeve të pakta që i kanë disa raste i trajtojnë vetëm me telefon, ndërsa për rastet më urgjente shkojnë për intervenim në terren.

“Është arritur piku i gripit dhe shumica e thirrjeve që i kemi në 194 janë pikërisht për këto simptome. Paraqiten qytetarët për të kërkuar ndihmë, normal ne i klasifikojmë rastet dhe në rast nevoje shkojmë intervenojmë, në shumicën e rasteve u japim këshilla. Ankohen më së shumti për temperaturë të lartë, për dhimbje të të gjithë trupit, kollitje e thatë dhe normal terapia është simptomatike, sepse siç dihet është shkaktar virusi dhe apelojmë që populli mos të fillojnë menjëherë me antibiotikë, siç e kemi shprehi, d.m.th. të provohet njëherë me terapi simptomatike antipiretikë, paracetamol, daleron.”, – deklaroi mjeku në Ndihmën e Shpejtë, Rihad Rexhepi.

Mjeku Rexhepi po ashtu thekson që fillimisht të vizitohet mjeku amë në rast të simptomave të para, sepse fëmijët mund të infektohen edhe më shumë gjatë pritjeve nëpër klinika.

“Apelojmë edhe për fëmijët se dihet që janë më të ndjeshëm nëse janë vetëm simptome siç i cekëm dhe nuk kanë ndonjë komorbiditet tjetër. Mos të shkojnë drejt në Klinikë, sepse fëmijët mund të mos kenë simptome dhe pasqyrë klinike të rëndë dhe nga pritja e gjatë mund të infektohen.”, – theksoi mjeku në Ndihmën e Shpejtë, Rihad Rexhepi.

Mjekët i rekomandojnë pacientët për më shumë kujdes në këtë periudhë, përdorimin e vitaminave dhe mineraleve, marrjen e më shumë lëngjeve, shmangien në ambientet e hapura, pasi që edhe ndotja e ajrit ndikon në përkeqësimin e shëndetit të qytetarëve.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Infektimi me “zgjebe” në Kumanovë, tre të dyshuarit e tjerë nuk janë prekur
Next Article Riatdhesimi i Gruevskit, Mucunski i adreson vendimin Qeverisë hungareze

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?