By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy ushtarë izraelitë ikin nga Amsterdami nga frika e arrestimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Dy ushtarë izraelitë ikin nga Amsterdami nga frika e arrestimit
Bota

Dy ushtarë izraelitë ikin nga Amsterdami nga frika e arrestimit

admin
Last updated: 18/02/2025 22:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dy ushtarë izraelitë që kanë luftuar në Gaza janë larguar nga Amsterdami dhe janë kthyer në Izrael pasi një organizatë propalestineze i ka gjurmuar në mediat sociale, njoftoi sot transmetuesi publik izraelit KAN, transmeton Anadolu.

Ushtarët janë evakuuar nga Amsterdami pasi organizatat që punojnë për lëshimin e urdhërarresteve kundër ushtarëve izraelitë kanë qarkulluar fotografitë e tyre, tha KAN.

“The Israeli Genocide Tracker”, një organizatë propalestineze, publikoi të hënën foto të ushtarëve në X, duke thënë: “Pas pjesëmarrjes në gjenocidin e Gazës, ky komandant izraelit i tankeve nga Batalioni i 52-të, i cili ishte i përfshirë në rrëmbimin e qindra civilëve (veçanërisht në Jabalia) dhe që kënaqej duke bërë selfie me ta, zbarkoi sot në Amsterdam për pushime”.

Dy ushtarët kishin leje të udhëtonin në Holandë, sipas Kanalit 12 të Izraelit.

Ushtria izraelite vendosi që ushtarët të shkurtonin pushimet e tyre dhe të ktheheshin në Izrael, dhe u është thënë të fshijnë të gjitha pamjet në lidhje me luftën në Gaza nga mediat e tyre sociale.

Ushtria izraelite thuhet se ka paralajmëruar personelin e saj në lidhje me udhëtimet jashtë vendit nga frika e ndjekjes penale për krime të dyshuara lufte në Gaza.

Mediat izraelite raportuan në janar se një ushtar i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza ishte arratisur nga Brazili, ku autoritetet po bënin presion për një hetim mbi veprimet e tij.

You Might Also Like

Blerëse e fuqishme në tregun global

Tre viktima pas zjarreve të fuqishme

Aeroplani luftarak F-16 turk rrëzohet gjatë një fluturimi stërvitor

Shpërthen Etna, kaos në aeroportin e Katanias, 700 fluturime të devijuara

Danimarka paralajmëron: Mund të mbyllim kufijtë në rast të një vale të re migratore

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Theo Hernandez tradhton Milanin – kuqezinjtë eliminohen nga Liga e Kampionëve
Next Article Presidenti kolumbian pretendon se trafikantët e drogës po planifikojnë ta vrasin me raketa

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?