By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagon ASH-Sela: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Reagon ASH-Sela: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO”
Maqedoni

Reagon ASH-Sela: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO”

admin
Last updated: 20/02/2025 15:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme po rikthehet në organ partiak të VMRO-DPMNE-së, njëjtë si në kohën e Nikolla Gruevskit dhe Gordana Jankullosvskës. Kështu ka akuzuar Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ndërsa ka komentuar logon e re të Njësisë për mbrojtjen e personave dhe objekteve të veçanta në MPB.

“Pas degradimit të shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse, dorëheqjes së njërit prej funksionarëve shqiptarë për shkak të mospërfilljes, mos ndëshkimit të policit që demoloi flamurin shqiptar, tani ka filluar edhe ndryshimi i simboleve të njësiteve duke vendosur simbole partiake të VMRO-së, duke na rikthyer si dezhavu në kohën e Jankullovskës. Në 80 vjetorin e njësitit për mbrojtje të afërt të personave dhe objekteve, në simbolin e këtij njësiti në vend të bufit është vendosur luani i VMRO-së”, thonë në ASH-në e Selës.

Me këto veprime, vijon më tej reagimi, Ministria e Punëve të Brendshme gjithnjë e më shumë po bëhet një etnike dhe një partiake, duke u rikthyer në famëkeqen “MVR-VMRO”.

“Pyesim publikisht se cili është roli i zëvendës ministrit shqiptar, por edhe i partive shqiptare në Qeveri, të cilët jo vetëm që nuk ndalojnë këtë projekt, por as nuk reagojnë dhe nuk thonë asnjë fjalë të vetme. A është ky çmimi që duhet të paguajnë shqiptarët në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi për disa kolltukë të funksionarëve të Vlenit!?”.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bekteshi: Ka persona në BDI që ende kontaktojnë me Grubin
Next Article Mexhiti në ndarjen e bursave nga Albiz: Arsimi cilësor është themeli i një shoqërie të zhvilluar!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?