By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë
Maqedoni

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

admin
Last updated: 21/02/2025 11:58
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Personeli i Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nënë Tereza” – Çair u drejtua me një letër publike për siç thonë, në lidhje me praktikat diskriminuese, mobbing-un institucional dhe shkeljet e rënda etike në institucionin shëndetësor ku ata punojnë. Ata thonë se nuk po u lejohet të shprehin pakënaqësitë e tyre, që nga ana e udhëhe1ësve të spitalit po ngjallet frikë te të punësuarit ndërkohë që thane se, ka edhe favorizime të grupeve të caktuara dhe se kolektivi ndahet në linja partiake dhe etnike.

Nga personeli i Gjinekologjisë dhe Akusherisë thonë se, mjekëve shqiptarë u kufizohet numri i operacioneve deri në dy, ndërsa mjekët maqedonas kryejnë deri në shtatë operacione. Ata kërkuan hetim të pavarur nga institucionet përkatëse për të gjitha pretendimet tyre që siç thonë, kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi.

Më poshtë e keni reagimin e personelit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair:

“Ne, personeli shëndetësor dhe mbështetës i këtij institucioni, jemi të detyruar t’i drejtohemi publikut dhe autoriteteve përgjegjëse me këtë ankesë të fuqishme dhe të argumentuar, për të denoncuar një sërë shkeljesh të rënda që rrezikojnë integritetin profesional, moral dhe etik të punës sonë. Në një kohë kur shëndetësia duhet të jetë shembull i transparencës, drejtësisë dhe barazisë, jemi dëshmitarë të veprimeve të turpshme që e minojnë këtë mision të shenjtë. Ne nuk do të heshtim.

1. Mobing institucional dhe shtypja e lirisë së shprehjes

Diskutim i ndaluar i pakënaqësive dhe shqetësimeve gjatë mbledhjeve të mëngjesit, duke imponuar heshtje dhe frikë mes stafit. Ushtrimi i presionit të vazhdueshëm psikologjik ndaj atyre që guxojnë të mendojnë ndryshe. Pyetja që ngrihet: Në çfarë institucioni shëndetësor ndodh që zëri i profesionistëve të shuhet sistematikisht?

2. Diskriminim etnik dhe partiak

Kolektivi ndahet në linja partiake dhe etnike, duke favorizuar një grup të caktuar mbi tjetrin. Shkelje flagrante të barazisë profesionale: Mjekët shqiptarë kufizohen në maksimum dy operacione në ditë, ndërsa mjekët maqedonas realizojnë deri në shtatë. Kjo nuk është vetëm e papranueshme, por e dënueshme!

3. Trajtim i paetik dhe diskriminues ndaj pacientëve

Pacientëve u komunikohet në mënyrë të turpshme se janë caktuar për trajtim nga mjekët e “opozitës”, duke i vënë në pozitë të vështirë me pyetje të tilla si:

“Kush ju ka dërguar te ky mjek?”

“Pse po kontrolloheni te ai?”

“A dëshironi të ju caktojmë një mjek tjetër?”

Si mund të flasim për etikë mjekësore kur pacienti përdoret si mjet për të etiketuar mjekët?

4. Degradim i personelit me përvojë – shkatërrim i kapitalit njerëzor

Personeli me përvojë shumëvjeçare, që ka dhënë kontribut të çmuar për institucionin, degradohet në reparte të papërshtatshme, duke u detyruar të kryejë detyra si përgatitja e formulave të qumështit dhe pastrimi i shisheve për bebe. A është ky respekti që meriton përvoja dhe përkushtimi shumëvjeçar?

5. Prekje e denjimit moral dhe profesional

Drejtuesit e institucionit përdorin media dhe kanale të tjera për të diskredituar publikisht anëtarët e stafit që shprehin mendime të kundërta. Shembulli më i fundit është fushata e paprecedentë dhe denigruese kundër drejtoreshës së Gjinekologjisë së Çairit, Dr. Pranvera Yzeiri, përmes shpërndarjes së lajmeve sensacionale dhe të pabazuara.

Kërkesat tona janë të qarta dhe të padiskutueshme:

Ndërprerje e menjëhershme e të gjitha praktikave diskriminuese dhe shkeljeve të përmendura. Hetim i pavarur nga institucionet përkatëse për të gjitha pretendimet tona. Rivendosje e menjëhershme e dinjitetit profesional të personelit të degraduar. Zbatim i rreptë i standardeve etike dhe profesionale në trajtimin e pacientëve dhe stafit.

Përfundimisht:

Ky institucion nuk mund të vazhdojë të funksionojë si një arenë për përçarje etnike, hakmarrje personale dhe shkelje të dinjitetit njerëzor. Ne jemi këtu për të shërbyer pacientëve, jo për të ushqyer interesat personale dhe grupore të individëve të caktuar. Ne kërkojmë drejtësi. Ne kërkojmë përgjegjësi. Dhe ne nuk do të heshtim”, thuhet në letrën publike të personelit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nënë Tereza” – Çair./TV21/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin
Next Article Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?