By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj: Kosova realitet i pakthyeshëm, integrim në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj: Kosova realitet i pakthyeshëm, integrim në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare
Shqipëri

Begaj: Kosova realitet i pakthyeshëm, integrim në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare

admin
Last updated: 21/02/2025 16:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një delegacion të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i tij, Alain Berset.

Presidenti Begaj nënvizoi rolin dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë në 30 vjetët e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

Njëkohësisht, ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin që Shqipëria ka patur dhe ka me KiE në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Shqipëria, tha Presidenti i Republikës, “mbetet plotësisht e angazhuar për të vazhduar të bashkëpunojë dhe kontribuojë në kuadër të Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tjera të lidhura me të”.

Kreu i Shtetit nënvizoi se Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe, si e tillë, ajo duhet të jetë plotësisht e integruar në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës.

“Gjeografia është shumëçka. Kosova është gjeografikisht në Evropë. Populli i Kosovës meriton të jetë i integruar në organizatat evropiane. Ne duhet të ndërtojmë ura dhe jo mure, duhet t’i ndërtojmë ato sot në paqe. Kështu nuk do të lejojmë përsëritjen e historive jo shumë të largëta të konfliktit dhe dhunës ndëretnike që kanë ndodhur në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Presidenti i Republikës.

“Vetëm kështu siguria demokratike do të funksionojë më mirë dhe Evropa do të jetë më e sigurt”, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Një nga temat e bisedës midis Presidentit Begaj dhe Alian Berset ishte dhe takimi i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hap dyert Spitali i Pediatrisë së Specialiteteve, Rama: Strukturë moderne, ambient mësimor për fëmijët
Next Article Papa Fraçesku mund të largohet nga kreu i Vatikanit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?