By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASH-Sela: Debati për stemën dhe simbolet tjera shtetërore është tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASH-Sela: Debati për stemën dhe simbolet tjera shtetërore është tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët
Maqedoni

ASH-Sela: Debati për stemën dhe simbolet tjera shtetërore është tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët

admin
Last updated: 21/02/2025 17:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Nga Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me debatin për stemën dhe simbolet tjera shtetërore.

Nga ASH thonë se ky debat është tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët. Tutje nga ASH-ja bëjnë thirrje që ndryshimi i 20% të mos përzihet me stemën, duke shtuar se himni dhe flamuri duhet të deetnizohen si stema dhe jo e kundërta.

Kumtesa e plotë e ASH-së.

“Ndryshimi i 20% të mos përzihet me stemën, himni dhe flamuri duhet të deetnizohen si stema dhe jo e kundërta

Debati për stemën dhe simbolet e tjera shtetërore, ashtu siç po imponohet nga VMRO dhe vasalët shqiptarë në Qeveri është vetëm një tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët, për të etnizuar shtetin dhe për të forcuar diskriminimin ndaj të gjithë qytetarëve. Përgjigja e përfaqësuesve të VREDI-t është edhe më e rrezikshme sesa vetë iniciativa e padronëve të tyre. Heqja e termit ofendues “20%” dhe emërtimi i drejtë i gjuhës shqipe nuk guxon të ndërlidhet me ndryshimin e stemës dhe vendosjen e luanit të VMRO-së. Emërtimi i drejtë i gjuhës shqipe dhe ndryshimi i himntit dhe flamurit, janë nevojë për të korigjuar padrejtësitë dhe për të trajtuar siç duhet bashkësitë etnike në vend. I gjithë monologu i partive në pushtet po zhvillohet në drejtim të gabuar.

– Një padrejtësi nuk mund të zgjidhet duke shkaktu një padrejtësi tjetër. Etnizmi i stemës me luan nuk guxon të bëhet si çmim për heqjen e 20%

– Stema është simboli i vetëm që nuk ka element etnik maqedonas.

– Ne duhet ta bëjmë himnin si stemën dhe jo stemën si himnin.

Në bazë të pikave të sipër përmendura, partitë duhet të ulen dhe të gjejmë zgjidhje për emërtimin e drejtë të gjuhës shqipe, si dhe deetnizimin e himnit dhe flamurit me qëllim që të dyja të përfaqësojnë karakterin multietnik të shoqërisë dhe shtetit. Ndërlidhja e tyre me ndryshimin e stemës është vetëm një alibi, mjegullim i opinionit dhe mashtrim i qytetarëve për të relativizuar kontrabandimin e luanit në stemën shtetërore.

Për çeshtje të tilla sensitive duhet marrëveshje me faktorin politik që është legjitimuar në zgjedhje direkte nga shqiptarët dhe jo nga faktor politik që janë perzgjedhje dhe nën vasalitet të plotë të VMRO-DPMNE”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për herë të parë Tetova pjesë e Samitit B40, Kasami ftohet në forumin prestigjoz në Sofia
Next Article Lladrovci: Rezistenca e Shaban Polluzhës kundër komunizmit ishte e para e këtij lloji në Europë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?