By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sheiku Bin Zayed mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, firmosen 2 marrëveshje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sheiku Bin Zayed mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, firmosen 2 marrëveshje
Shqipëri

Sheiku Bin Zayed mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, firmosen 2 marrëveshje

admin
Last updated: 23/02/2025 18:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Zayed, ka mbërritur për një vizitë zyrtare disa orëshe në Tiranë. Presidenti Zayed është pritur në Rinas nga Kryeministri, Edi Rama. Më pas në Pallatin e Brigadave është zhvilluar edhe ceremonia zyrtare. Mohamed bin Zayed Al Nahyan arrin për herë të parë si President i EBA-së në vendin tonë, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

Menjëherë pas ceremonisë, ka nisur një takim kokë më kokë, i parashikuar për rreth 30 minuta mes Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryeministrit, Edi Rama.

Gjatë kësaj vizite janë nënshkruar dy marrëveshje:

1- Marrëveshja e parë lidhet mes kompanive arave Masdar dhe TAQA me KESH dhe OST në fushën e energjisë.

2- Marrëveshja e dytë lidhet me projektin e qytetit inteligjent në Shqipëri, të lajmëruar dhe më herët nga Rama, mes Presight Al Ltd dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Duke folur për këtë ngjarje, një ditë më parë, kryeministri Rama tha se vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme, shënon “një gur shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë vitet e fundit”.

Kryeministri Rama tha se Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit, si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike, që do të jetë themelore në transformimin e Shqipërisë në eksportuese neto të energjisë elektrike dhe shtet i pavarur nga ana energjetike në të gjithë rajonin.

Po ashtu me mbështetjen e tij KESH-i ynë dhe kompania e ekselencës “Masdar Group, kanë hyrë në rrugën e bashkimit, në një plan tejet ambicioz, në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së gjelbër.

Presidenti Bin Zayed ishte donatori më i madh për fondin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës dhe lagja e re në Spitallë është ndërtuar e gjitha prej tij.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kjo është vizita e dytë e Sheikut Bin Zayed në Shqipëri, pas asaj të vitit 1999 në Kukës, ku u strehuan mijëra qytetarë të Kosovës gjatë luftës. Kryeministri Rama e konsideron, Sheikun Bin Zayed, një ndër miqtë special të Shqipërisë dhe popullit të saj.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bogovina e Vrapçishti me njësi të përbashkët zjarrfikëse? Ligji nuk e lejon, Emshiu: Bogovina do të angazhojë 5 kurse Vrapçishti 4 zjarrfikës
Next Article Balluku me fermerë të Topojës në Fier: Mbështetje për të rritur sipërfaqen e tokës së punuar dhe prodhimin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?