By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: 520 mijë shtetas jashtë vendit përfitojnë nga shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha: 520 mijë shtetas jashtë vendit përfitojnë nga shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit
Shqipëri

Hoxha: 520 mijë shtetas jashtë vendit përfitojnë nga shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit

admin
Last updated: 27/02/2025 16:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha paraqiti sot në seancën plenare të Kuvendit aktet normative të Këshillit të Ministrave që synojnë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj.

Hoxha tha se qëllimi është që diaspora të votojë dhe të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet e majit 2025.

“Nuk mund të lejojmë që vështirësitë e rinovimit të dokumenteve të bëhen pengesë për pjesëmarrjen në zgjedhje. Diaspora ka dhënë dhe jep një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin. Detyra jonë është të bëjmë çfarë është e nevojshme për të garantuar përfshirjen e tyre për çdo vendimmarrje që lidhet me vendin tonë”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se miratimi mundëson një pjesëmarrës shumë të gjerë të votuesve nga jashtë vendit që të regjistrohen në Platformën Elektronike të Regjistrimit.

Hoxha tha se numri i shqiptarëve të cilët përfitojnë nga miratimi i akteve është 520 mijë.

“Identitek po vijon turin e aplikimeve në skuadrat e lëvizshme në qytetet e mëdha jashtë vendit ku jetojnë shumë shqiptarë. Numri i shtetasve shqiptarë me të drejtë vote të cilëve u ka kaluar afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimi ose mund t’u skadojë gjatë kësaj periudhe është 520 mijë shtetas”, tha Hoxha.

“Kemi detyrim t’u ofrojmë ndihmë dhe të mbrojmë të drejtat e shtetasve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të vet”, tha Hoxha.

“Këshilli i Ministrave propozon që afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit të kartave të identitetit dhe pasaportave që përfundon me datë 11 maj të zgjatet deri më datën 31 maj 2025 për shtetasit me banim jashtë vendit”, tha Hoxha.

Hoxha ftoi deputetët që të miratojnë këto akte “me rëndësi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit tonë, për të përmbushur vendimin historik që diaspora për herë të parë të ketë mundësi të votojë jashtë vendit”.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Zgjasni afatin e vlefshmërisë së ID dhe pasaportave edhe për shqiptarët brenda vendit
Next Article Zgjedhjet e 11 majit, Pirdeni: Pezullohen rekrutimet dhe punësimet në administratë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?