By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet e 11 majit, Pirdeni: Pezullohen rekrutimet dhe punësimet në administratë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhjet e 11 majit, Pirdeni: Pezullohen rekrutimet dhe punësimet në administratë
Shqipëri

Zgjedhjet e 11 majit, Pirdeni: Pezullohen rekrutimet dhe punësimet në administratë

admin
Last updated: 27/02/2025 16:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot në një dalje për mediet nga Kryeministria se, qeveria ka miratuar një vendim lidhur me marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Duke iu referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025″, Pirdeni deklaroi se Departamenti i Administratës Publike do të pezullojë procedurat e rekrutimit nga data 11 prill deri në 11 maj 2025 për procedurat e rekrutimit të punonjësve në shërbimin civil.

“Parashikohet shprehimisht në këtë vendim, që sikurse diktohet nga Kodi Zgjedhor, Departamenti i Administratës Publike do të pezullojë të gjitha procedurat e rekrutimit për periudhën e fushatës zgjedhore, pra nga 11 prilli deri në 11 maj, me qëllim që të garantohet një proces zgjedhor i rregullt dhe i drejtë,” tha Pirdeni.

Ministrja Pirdeni shtoi se duke filluar nga data 3 mars 2025 do të ndalohet çdo procedurë rekrutimi përmes institucioneve që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës.

“Por në këtë vendim ne kemi kaluar në një nivel tjetër për të garantuar një standard edhe më të lartë të garantimit të paanshmërisë të procesit zgjedhor duke parashikuar që prej datës 3 mars 2025 do të ndalohet çdo procedure rekrutimi nga institucionet që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës. Natyrisht procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë, por asnjë procedurë e re punësimi në ministri në institucionet e varësisë, por edhe në ato shoqëri aksionere me kapital shtetëror nuk mund të zhvillohen. Ky vendim parashikon vetëm një përjashtim. Në raste të konsideruara si të jashtëzakonshme, kur cenohet dhënia e shërbimit për qytetarët në institucionet e infrastrukturës kritike, shëndetësisë, arsimit dhe institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, nën përgjegjësinë e drejtuesit të institucionit, mund të zhvillohen përjashtimisht procedura rekrutimi,” u shpreh Pirdeni.

Qëllimi i këtij vendimi tha ministrja Pirdeni, është të saktësojë në detaje të gjitha detyrimet që kanë të gjithë nëpunësit publikë, veçanërisht nëpunësit civilë, por edhe nëpunësit e tjerë të administratës shtetërore në lidhje me angazhimin e tyre përpara ose gjatë procesit zgjedhor, në plotësim dhe në garanci të plotë të të gjitha të drejtave kushtetuese dhe lirive të tyre kushtetuese, por duke marrë në konsideratë detyrimet që për punonjësit e administratës publike zbatohen disa detyrime specifike.

“Natyrisht këto detyrime janë edhe më të përforcuara për një kategori tjetër të punonjësve të administratës publike, sikurse janë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Gardës së Republikës, ushtarakët aktivë, natyrisht edhe për punonjësit e Shërbimit Informativ, për të cilët garantimi i depolitizimit të tyre përgjatë kësaj periudhe është gjithashtu domosdoshmëri,” tha ministrja Pirdeni.

Gjithashtu ministrja u shpreh se në vendim janë parashikuar në detaje të gjitha masat që do të duhet të ndërmarrin të gjithë titullarët e ministrive, drejtuesit e institucioneve të varësive, për të garantuar që të organizohet puna paraprakisht për të informuar, për të mirëorganizuar të gjithë procesin e respektimit të detyrimeve që burojnë nga Kodi Zgjedhor, për të ushtruar kontrollet periodike, mbi institucionet e tyre në varësi, për të garantuar një monitorim të plotë të të gjithë funksionimit të administratës, përdorimit të burimeve njerëzore, por edhe atyre materiale përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: 520 mijë shtetas jashtë vendit përfitojnë nga shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit
Next Article Kuvendi shtyn deri më 31 maj afatin e vlefshmërisë së dokumenteve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?