By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hasani vizitë zyrtare në Ankara, takim me homologun Fidan: Avancim i shkëmbimeve tregtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hasani vizitë zyrtare në Ankara, takim me homologun Fidan: Avancim i shkëmbimeve tregtare
Shqipëri

Hasani vizitë zyrtare në Ankara, takim me homologun Fidan: Avancim i shkëmbimeve tregtare

admin
Last updated: 27/02/2025 16:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot vizitë zyrtare në Ankara, Turqi me ftesë të homologut turk Hakan Fidan.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se Hasani u prit në një takim të përzemërt nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin zhvilloi një shkëmbim të frytshëm mendimesh lidhur me zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, por edhe për sa i takon bashkëpunimit rajonal, zhvillimeve në rajon, Evropë dhe më gjerë.

Në lidhje me vizitën e sotme zyrtare në Ankara, ministri Igli Hasani  u ndal tek temat e diskutuara.

“Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqja e investitorëve turq në Shqipëri që ofron gjithmonë potencial të lartë e të favorshëm investimi, avancimi i shkëmbimeve tregtare me objektiv shifrën e 2 miliard eurove, dinamikat rajonale e më gjerë për sigurinë e stabilitetin, forcimi i bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, Samiti i VI-të i Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në maj 2025 në Tiranë, etj. – ishin disa prej temave që diskutuam me mikun e mirë, Hakan Fidan”, u shpreh Hasani.

Në zbatim të Deklaratës se Partneritetit Strategjik, nënshkruar më 6 janar 2021, ky është takimi i tretë i Grupit për Dialog Politik, në nivel Ministrash të jashtëm, i cili po punon për përgatitjen e takimit të radhës së Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, kryesuar nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdoğan.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, ministri Hasani vizitoi edhe Mauzoleun e Ataturkut, ku vendosi një kurorë me lule në nderim të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dy salla të Kuvendit morën emrin “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”, familjarët: Nder dhe privilegj
Next Article Dokumentet e identifikimit, Tabaku: 150 mijë shqiptarë jashtë vendit po përjashtohen nga votimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?