By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Brukseli përsërit thirrjen: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Brukseli përsërit thirrjen: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese
MaqedoniTOP LAJM

Brukseli përsërit thirrjen: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese

admin
Last updated: 27/02/2025 16:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 27 shkurt – Komisioni Evropian insiston në zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut. Ky institucion e ka përcjellë qëndrimin e tij përmes zëdhënësit Guillaume Mercier, gjatë konferencës së mesditës së Komisionit Evropian.

Mercier ka reaguar ndaj pyetjejes lidhur me akuzat që partitë opozitare shqiptare kanë ngritur ndaj qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas këtyre partive, qeveria ka cenuar Marrëveshjen e Ohrit gjatë nëntë muajve të fundit, duke kufizuar përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet dhe organet kyçe të vendit, si dhe duke hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Vazhdimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001 mbetet një element thelbësor për demokracinë dhe stabilitetin e vendit, dhe kjo kërkon përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara,” është shprehur Guillaume Mercier, zëdhënësi i komisioneres për zgjerimin, Marta Kos.

Një tjetër shqetësim i Komisionit Evropian mbeten ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat po pengojnë përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut ende nuk kanë përmbushur kushtin e përfshirë në kornizën negociuese për integrimin në Bashkimin Evropian, të njohur si “propozimi francez”. Ky kusht lidhet me plotësimin e kërkesës së Bullgarisë për të përfshirë minoritetin bullgar në preambulën e Kushtetutës së vendit.

Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian se shpreson që autoritetet e Maqedonisë së Veriut do ta përmbushin këtë angazhim, në mënyrë që vendi të vijojë me hapjen konkrete të negociatave të anëtarësimit. (kdp.mk)

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dokumentet e identifikimit, Tabaku: 150 mijë shqiptarë jashtë vendit po përjashtohen nga votimi
Next Article Sondazhi: Firmat amerikane në Kinë optimiste për sukses afatgjatë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?