By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Errësirë në Tiranë, Yzberishti pa drita prej disa orësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Errësirë në Tiranë, Yzberishti pa drita prej disa orësh
Shqipëri

Errësirë në Tiranë, Yzberishti pa drita prej disa orësh

admin
Last updated: 27/02/2025 22:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një pjesë e zonës së Yzberishtit në Tiranë ndodhet në errësirë të plotë prej më shumë se 5 orësh, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Mësohet se energjia elektrike është ndërprerë rreth orës 16:00, e teksa banorët kanë qëndruar me shpresën se ajo mund të rikthehej, orët kalojnë dhe duket se nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.

Pas shqetësimit të banorëve, rreth orës 19:25, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka reaguar në rrjetet sociale, ku bën me dije se energjia elektrike është ndërprerë për shkak të një defekti në kabëll dhe thotë se po pun0ohet në terren.

“Për shkak të një defekti në kabëll që furnizohet nga NST Kashar, është stakuar energjia elektrike pjesërisht në zonën e Yzberishtit.

•Aktualisht, grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e avarisë dhe rikthimin e energjisë tek të gjitha zonat e prekura nga defekti.” – thuhet në postim.

Siç duket, një defekt në kabëll, grupet e OSHEE-së duan me orë të tëra për ta rregulluar në mes të Tiranës, teksa administratori i këtij institucioni Blendjan Dalipaj vazhdon të bëjë tendera me vlerë qindra miliona euro.

Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që familjet që jetojnë në pallate të mbeten edhe pa ujë, për shkak të mosfunksionimit të pompave të ujit.

Ora po shkon 22:00 dhe duket se një pjesë e zonës së Yzberishtit do e mbyllë 27 shkurtin në errësirë.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës
Next Article Bologna përmbys Milanin, kuqezinjtë në rënie të lirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?