By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Incidentet në Kuvendin e Serbisë/ Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Incidentet në Kuvendin e Serbisë/ Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve
Bota

Incidentet në Kuvendin e Serbisë/ Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve

admin
Last updated: 04/03/2025 19:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Beograd i ka nisur kërkesë policisë për mbledhjen e informatave të nevojshme në lidhje me incidentin e së martës në Kuvendin e Serbisë, në hapësirat e të cilit u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym.

Nga kjo prokurori është bërë e ditur se kërkesa është bërë me qëllim të përcaktimit të autorëve dhe për të kuptuar nëse ekzistojnë elementë të veprës penale, “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Incidenti në sallën e Kuvendit ka ndodhur pas kundërshtimeve të opozitës për miratimin e rendit të ditës, të prezantuar nga koalicioni qeverisës.

Atëherë, deputetët e opozitës janë larguar prej vendeve të tyre dhe kanë aktivizuar mjetet piroteknike.

Prokuroria ka bërë të ditur se ka urdhëruar mbledhjen e provave të disponueshme për të identifikuar personat që kanë sjellë dhe përdorur mjetet piroteknike, si dhe për të kuptuar mënyrën se si janë futur në ndërtesën e Kuvendit.

Kërkesë edhe bërë edhe për përcaktim të identitetit të personave që, siç thuhet, kanë hedhur objekte të ndryshme dhe kanë lënduar deputetët.

Partitë në pushtet e kanë miratuar rendin e ditës me 62 pika, dhe e kanë refuzuar kërkesën e opozitës që të diskutohet vetëm për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, përmes të cilave plotësohet kërkesa e katërt e studentëve që janë duke protestuar me muaj.

Studentët vazhdojnë të bllokojnë mbi 60 fakultete në mbarë vendin, me kërkesën që të përcaktohet përgjegjësia penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Fillimisht ata kanë kërkuar publikimin e gjithë dokumentacionit lidhur me rindërtimin e stacionit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ata kanë kërkuar edhe ndëshkimin e personave që kanë sulmuar studentët nëpër protesta, si dhe pezullimin e procedurave ndaj protestuesve të arrestuar.

Studentët kërkojnë, gjithashtu, rritje prej 20 për qind të buxhetit për arsimin e lartë.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar më herët se është arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e të gjitha universiteteve shtetërore për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, dhe se me këtë do të plotësohet kjo kërkesë e studentëve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pushteti pretendon se, përveç rritjes së buxhetit, janë përmbushur edhe kërkesat e tjera të studentëve.

Studentët, në anën tjetër, zotohen se bllokadat dhe protestat do të vazhdojnë dhe se grupet e ekspertëve do të përcaktojnë nëse kërkesat janë përmbushur apo jo./REL

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dhuna mes bashkëmoshatarëve, Nellkovski: Nevojitet ndryshim i kornizës ligjore
Next Article Një i vdekur dhe dy të lënduar është epilogu i aksidentit të sotëm në autostradën Tetovë – Gostivar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?