By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndërtimi i rrugëve nga Kroacia deri në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ndërtimi i rrugëve nga Kroacia deri në Shqipëri
Shqipëri

Ndërtimi i rrugëve nga Kroacia deri në Shqipëri

admin
Last updated: 04/03/2025 21:56
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Planet e Kroacisë për të vazhduar ndërtimin e autostradës nga Spliti në Dubrovnik janë të njohura për Podgoricën zyrtare, por pika e kontaktit ende nuk është rënë dakord.

Pasi u njoftua se Kroacia do të ndërtojë autostradën nga Spliti në Dubrovnik, u shtrua pyetja: a do të lidhet kjo rrugë me të ashtuquajturin Korridori Adriatiko-Jonian në vendet fqinje. E kjo çështje është shumë me rëndësi edhe për Malin e Zi.

Në Podgoricë thonë se janë informuar për idenë e Zagrebit, por nuk tregojnë se ku do të jetë pika e lidhjes së autostradës kroate me Malin e Zi, që është me rëndësi edhe për të gjithë ata që udhëtojnë nga Perëndimi për në vendet e tjera. Mali i Zi po përgatitet të ndërtojë pjesën e dytë të autostradës Bar-Boljare, përgjatë bregdetit malazez si dhe një autostradë për në Shqipëri.

Edhe pse Podgorica zyrtare është njoftuar me planet e Kroacisë për të vazhduar ndërtimin e autostradës nga Spliti në Dubrovnik, akoma nuk dihet ku do të lidhet kjo rrugë me ato në Malin e Zi.

“Aktivitetet janë duke u zhvilluar për të harmonizuar pikën ndërlidhëse me Kroacinë. Ne po përgatisim një projekt për një rrugë me shpejtësi të madhe kalimi përmes Gjirit të Kotorrit, e cila do të ndërlidhet me Kroacinë”, tha kompania shtetërore malazeze Monteput, duke shtuar se po përgatisin edhe dokumentacionin për një autostradë deri në kufirin me Shqipërinë. Pikat ndërlidhëse të autostradës do të koordinohen me Zagrebin dhe Tiranën.

Rrugët deri në Shqipëri

Plani hapësinor për vitin 2040 përfshin një rrugë me shpejtësi të lartë deri në kufirin me Kroacinë, si dhe një autostradë deri në kufirin me Shqipërinë.

Rruga e shpejtë përgjatë bregdetit malazez, e cila shkon nga kufiri me Kroacinë, lidhet me autostradën Bar – Boljare në zonën e gjerë të Gragjanit. “Është planifikuar një autostradë nga tuneli i Sozinës deri në kufirin me Shqipërinë, e pas hartimit të projekteve konceptuale, zbatimi i të cilave është duke u zhvilluar, këto korridore do të përfshihen në Planin e ri Hapësinor të Malit të Zi, i cili është në proces miratimi dhe do të jetë i vlefshëm deri në vitin 2040”, kumtoi Monteput.

Qëllimi është që të dyja rrugët të vlerësojnë potencialin turistik të Malit të Zi dhe të zgjidhin problemin e kahershëm të mbingarkesës në bregdetin malazez. “Kjo rrugë së bashku me autostradën Bar – Boljare është prioritet për ndërtim. Ministrja e Transportit Maja Vukiçeviq u takua me ministren e Infrastrukturës së Shqipërisë Belinda Baluku, ku kjo ishte një nga temat”, thanë për DW nga Ministria e Transporteve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Tenderi për ndërtimin e rrugëve

Pas një viti është anuluar tenderi paraprak për ndërtimin e seksionit të dytë të autostradës Bar Boljare (Mateshevë – Andrijevica) dhe është shpallur një i ri.

“Ky është një tender që do të lejojë pjesëmarrjen e të gjithë ofertuesve, përfshirë edhe ata që morën pjesë në procesin paraprak”, thonë në Monteput për DW. Një tender i ri është kërkuar jozyrtarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Podgoricë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të pakënaqur që asnjë kompani evropiane nuk iu përgjigj procesit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zyrtarisht, Monteput dhe Qeveria thonë se tenderi i ri është rezultat i një marrëveshjeje për të “mundësuar të gjitha kompanitë e interesuara të aplikojnë, jo vetëm atyre që aplikuan në fazën paraprake”. Arsyeja e dytë është se një pjesë e itinerarit është ndryshuar ndërkohë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Podgoricë, Johan Sattler, i pyetur nga TV Vijesti nëse presin që ndonjë kompani evropiane të aplikojë për tenderin e ri, tha se vendimi është në dorën e kompanive, por ata shpresojnë një gjë të tillë.

“Ne mendojmë se është një gjë e mirë të kesh sa më shumë konkurrencë, në mënyrë që të marrësh ofertat më të mira të mundshme dhe zgjidhjet më të avancuara teknologjikisht,” tha Satler.

Kompanitë nga Turqia, Azerbajxhani dhe Kina aplikuan për tenderin paraprak për ndërtimin e pjesës së dytë, duke përfshirë CRBC, kompaninë që ndërtoi pjesën e parë të autostradës Smokovac-Mateshevo. Në fillim të vitit të kaluar, Komisioni Evropian njoftoi se do të marrë pjesë në ndërtimin e kësaj pjese të rrugës me një grant prej 100 milionë euro, ndërsa BERZH me një kredi të butë prej 200 milionë euro.

Pjesa e rrugës Mateshevë-Andrijevica është rreth 22 kilometra e gjatë, që është afër 14 për qind e rrugës totale të autostradës Tivar-Boljare. Nënshkrimi i kontratës së projektimit dhe ndërtimit ishte planifikuar për gjysmën e parë të vitit 2025, ndërsa përfundimi i punimeve pritet në vitin 2030. Monteput pretendon se po bën gjithçka për të përmbushur afatet e planifikuara.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aleksandar Shukovski është zëvendës drejtor i ri i “Rrugët e Maqedonisë”
Next Article KQZ miraton regjistrimin e tre koalicioneve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?