By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SBASHK uron mësimdhënësit: Ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për arsimin dhe shoqërinë tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SBASHK uron mësimdhënësit: Ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për arsimin dhe shoqërinë tonë
Maqedoni

SBASHK uron mësimdhënësit: Ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për arsimin dhe shoqërinë tonë

admin
Last updated: 07/03/2025 11:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

SBASHK ka uruar mësimdhënësit për 7 Mars – Ditën e Mësuesit.

Në urimin e tyre, BASHK-u ju përcjell urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e pakufishme për punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin e treguar ndër vite në edukimin e gjeneratave të reja.

“Falë angazhimit tuaj, sot kemi shumë doktorë shkencash, mjekë, juristë, gjykatës, prokurorë dhe profesionistë të shumtë në fusha të ndryshme, të cilët kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë. Në veçanti, dëshirojmë të nderojmë kontributin tuaj gjatë viteve të vështira 1990-1999, kur, përballë sfidave të mëdha, u dëbuat nga shkollat dhe mbetët pa paga. Megjithatë, ju vazhduat misionin tuaj fisnik pa u ndalur as edhe një ditë, duke edukuar brezat e rinj në kushte të vështira”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Tutje, theksohet se një numër i konsiderueshëm prej jush iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke kontribuar në çlirimin e vendit tonë. Kjo datë korrespondon edhe me epopenë e UÇK-së, duke e bërë atë edhe më domethënëse.

“Megjithatë, ndjejmë një shqetësim të thellë që shteti ynë aktualisht nuk e njeh plotësisht këtë kontribut të jashtëzakonshëm të viteve ’90. Si rezultat, disa nga ju po dilni në pension duke marrë vetëm pensionin e pleqërisë, pa u vlerësuar si duhet me pensionin kontributdhënës që meritoni. SBASHK-u do të vazhdojë të angazhohet për të drejtat tuaja dhe për njohjen e plotë të kontributit tuaj të çmuar”, bën të ditur SBASHK.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Joshua Kimmich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen
Next Article Tragjedi në Kroaci, tre fëmijë humbin jetën pasi zjarri kaploi një shtëpi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?