By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: RMV, ia dha të porsalindurin një çifti për 4000 euro, më pas ndryshoi mendje – pesë persona nën hetim për trafikim fëmijësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > RMV, ia dha të porsalindurin një çifti për 4000 euro, më pas ndryshoi mendje – pesë persona nën hetim për trafikim fëmijësh
MaqedoniTOP LAJM

RMV, ia dha të porsalindurin një çifti për 4000 euro, më pas ndryshoi mendje – pesë persona nën hetim për trafikim fëmijësh

admin
Last updated: 07/03/2025 16:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Pesë persona janë nën hetim nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK) nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të trafikimit të fëmijëve. Mes të dyshuarve është edhe nëna e fëmijës.

Sipas prokurorisë, rasti ka filluar në mesin e vitit të kaluar kur dy nga të dyshuarit dhe një person i panjohur mashkull, pas marrëveshjes paraprake me nënën e dyshuar të fëmijës, e cila në atë moment e mbante në bark, kanë ndërmarrë veprime për adoptimin e paligjshëm të të porsalindurit për një shumë prej përafërsisht 5000 euro.

Dy të dyshuarit, njëri prej të cilëve ishte i regjistruar si kujdestar për fëmijë, vazhdimisht e kishin ndihmuar financiarisht të dyshuarën shtatzënë, e cila përndryshe ishte në gjendje të vështirë financiare, duke mbajtur fëmijën e saj të shtatë. Shtatzënës i paguheshin nga 250 deri në 270 euro për shpenzime mujore dhe organizohej për kontrolle gjinekologjike në Shkup dhe Kumanovë për të monitoruar gjendjen e foshnjës.

Paralelisht e kanë prezantuar atë me çiftin e dyshuar që është dashur ta birësojnë foshnjën në mënyrë të paligjshme.

“Pas lindjes, çifti e çoi atë në një noter ku ajo nënshkroi një deklaratë ku e njihte të dyshuarin kryesor si babanë e të porsalindurit dhe i jepej kujdestaria, duke e lënë vullnetarisht nën kujdesin, edukimin dhe mbështetjen e tyre. Menjëherë më pas çifti i dyshuar i ka paguar 4 mijë euro”, shtoi Prokuroria.

Kur ajo kërkoi t’i kthehej fëmija, i dyshuari i parë refuzoi, duke i ofruar 1000 euro të tjera, duke theksuar se me deklaratën noteriale të nënshkruar, ajo tashmë kishte hequr dorë nga fëmija.

“Duke marrë parasysh rrethanat dhe peshën e veprës së kryer, prokurori publik i Prokurorisë Publike NKOK, gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup i propozoi masa, të cilat gjykata i pranoi dhe caktoi masën e paraburgimit për të dyshuarin e parë dhe gruan që shiti fëmijën, ndërsa tre personave të tjerë iu caktua arrest shtëpiak”, njofton Prokuroria Publike.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izet Mexhiti uron 7 marsin: Mësuesit janë drita që nuk shuhet dhe zëri që nuk hesht
Next Article 7 Marsi, shumë mësues nga Komuna e Çairit u nderuan me mirënjohje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?