By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Panairi për arsim 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Panairi për arsim 2025
Arsimi dhe Shkenca

Panairi për arsim 2025

admin
Last updated: 15/03/2025 11:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Panairi i sivjetëm i arsimit do të mbahet sot dhe nesër në Skopje siti moll dhe do të paraqesë një mundësi unike për maturantët dhe studentët që të mësojnë për mundësitë e tyre akademike dhe karriere.

Ngjarja organizohet nga Skopje Siti Moll dhe “Studentaria” – platforma dhe komuniteti më i madh studentor digjital në Maqedoni, nd;rsa mbështetet nga banka Shparkase.

Në hapjen zyrtare të Panairit do të marrin pjesë ministrja e Arsimit Vesna Janevska dhe themeluesi i Studentaria dhe organizatori i Panairit, Goshe Nikolov.

Në Panair do të marrin pjesë universitete shtetërore dhe private me mbi 90 fakultete, akademi për aftësi dhe shitje digjitale, si dhe kompani dhe organizata rinore. Pjesëmarrësit përmes prezantimeve, punëtorive interaktive, diskutimeve në panel dhe shfaqjeve eksperimentale. do të sjellin mundësitë më të fundit arsimore dhe profesionale më pranë të rinjve.

Vizitorët do të mund të marrin informacione për bursat, programet akademike, afatet e regjistrimit, përfitimet e studentëve, si dhe këshilla për ndërtimin e një karriere të suksesshme.

Skopje Siti Moll dhe “Studentaria” ofrojnë programin e ngjarjes, i cili përfshin: prezantime nga universitetet dhe akademitë, këshillim për karrierë, punëtori për shëndetin mendor me psikolog, prezantim të mundësive për bursa dhe programe Erasmus+, panel diskutime me ekspertë për tema akademike dhe karriere, rrjetëzim me përfaqësues nga sektori i arsimit dhe biznesit.

“Panairi është një mundësi unike për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e ardhshëm në një vend të takohen me përfaqësues të mbi 80 fakulteteve nga Maqedonia, të mësojnë për programet e tyre të studimit, afatet e regjistrimit, bursat dhe mundësitë për karrierë, jetën e kampusit, por edhe për të marrë pjesë në punëtoritë e këshillimit të karrierës dhe për t’i hulumtuar rrugët e ndryshme arsimore dhe profesionale që do të përcaktojnë të ardhmen e tyre”, njoftoi organizatori.

Ngjarja ka për qëllim t’u sigurojë maturantëve informacionet dhe burimet e nevojshme për të marrë vendime të informuara për arsimimin dhe karrierën e tyre të ardhshme, ndërsa studentët aktualë do të kenë mundësinë të eksplorojnë praktikat, trajnimet shtesë dhe zhvillimin profesional, duke u lidhur drejtpërdrejt me universitete, kompani dhe ekspertë nga fusha të ndryshme.

Pjesë e panairit do të jetë edhe Këndi i prindërve, i cili synon t’u ofrojë prindërve dhe kujdestarëve informacione, strategji dhe mbështetje të rëndësishme se si t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të kalojnë këtë fazë vendimtare të jetës së tyre.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës

Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët

Filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

Adnan Merovci promovoi librat e tij në Universitetin e Tetovës

Universiteti i Tetovës e përkujtoi sakrificën e dëshmorëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pa rrymë një pjesë e komunës së Studeniçanit
Next Article Arrestohet 33 vjeçari nga Bogovina për sulm fizik ndaj një të mituri në Qendrën për Çështje Sociale Tetovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?