By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Adnan Merovci promovoi librat e tij në Universitetin e Tetovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Adnan Merovci promovoi librat e tij në Universitetin e Tetovës
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Adnan Merovci promovoi librat e tij në Universitetin e Tetovës

admin
Last updated: 12/05/2025 18:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 12 maj – Në ambientet e Fakultetit Filologjik në Universitetin e Tetovës, sot u promovuan veprat “Në hap me Rugovën”, “Kështjella e (mos)marrëveshjes”, “Pengu” si dhe “Të Premtet”, të autorit të njohur Adnan Merovci. Këto vepra trajtojnë tema të ndjeshme politike dhe historike nga periudha e fundit e shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI, me fokus të veçantë, figurën e Ibrahim Rugovës, proceset e negociatave dhe përjetimet personale gjatë periudhave të trazuara për shqiptarët në Republikën e Kosovës.

Në fjalën e tij, dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani theksoi se veprat e autorit Merovci, nuk janë botime të zakonshme, por dëshmi të shkruara me vetëdije të qartë për rëndësinë historike. “Veprat që sot vihen në qendër të këtij promovimi janë më shumë së botime bibliografike. Ato janë dëshmi dokumentare të një epoke vendimtare të historisë së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Në to nuk flet vetëm autori, por edhe ngjarja, sfida, qëndresa dhe fjala e cila u tha, por edhe ajo që u hesht, fjala që u shkrua dhe ajo që u vu në jetë. Ata synojnë të zgjojnë ndërgjegjen kolektive, të sfidojnë harresën dhe të orientojnë vëmendjen e brezave të rinj drejt së vërtetës. Këto vepra përfaqësojnë një trashëgimi të çmuar kulturore dhe historike – dokumente që flasin me forcën e fjalës së matur dhe me peshën e kujtesës së gjallë.” – tha dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani.

Për veprat e autorit, foli edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi. Sipas tij, Ibrahim Rugova ishte politikani më atipik dhe më autentik në historinë politike shqiptare dhe në Evropën Juglindore. “Ai ishte mendimtari e veprimtari, që idenë e hodhi në veprim. Rugova e dinte, gjithashtu, se një komb s’mund të fitonte lirinë dhe pavarësinë duke u bazuar vetëm në forcat e veta. Në fillim e krijoi vizionin politik, pastaj strategjinë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe punoi për të krijuar aleatë. Aleancat apo besëlidhjet me fuqi të mëdha, që i krijoi Rugova, i duhen sot e përgjithmonë Kosovës dhe shqiptarëve. Rugova ishte fjalëpak. Ai nuk bëri retorikë, por politikë. Se kush bën shumë retorikë, nuk bën politikë. Kryefjala e tij ishte e thjeshtë dhe esenciale: “Kosova shtet i pavarur, nën protektorat të përkohshëm ndërkombëtar dhe e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë”. Ky vizion u bë realitet.” – u shpreh mes tjerash Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi.

Për veprat e sipërthëna, vlerësimet e tyre i paraqitën, Prof. Dr. Zeqir Kadriu, Prof. Dr. Milaim Fetai, si dhe gazetari, Seladin Xhezairi. Vetë autori i këtyre veprave, Adnan Merovci e falënderoi Universitetin e Tetovës dhe të gjithë që kontribuuan në jetësimin e këtyre veprave dhe foli për “Për dijetarin Ibrahim Rugova”. Në fjalën e tij, ai ndau kujtimet personale dhe momentet e veçanta me Rugovën, duke e përshkruar jo vetëm si një lider të urtë e vizionar, por edhe si një njeri modest, i përkushtuar ndaj dijes, kulturës dhe paqes.

Në këtë ngjarje morën pjesë profesorë, miq të autorit, studentë, e të ftuar të tjerë të interesuar për veprimtarinë politike dhe historike të presidentit Ibrahim Rugova.

Në kuadër të këtij promovimi, të pranishmit patën mundësi të ndjekin një dokumentar përgatitur nga vetë autori i veprave, që përshkruan kalvarin e vuajtjeve dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Festivali i filmit në Kanë përcakton kodin e veshjes për të ftuarit, nuk ka më zhveshje
Next Article Ka filluar mbledhja e kryesisë së ASH-së së Taravarit për të vendosur largimin nga Qeveria

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?