By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kandidati rumun i së djathtës ekstreme lejohet të garojë në zgjedhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kandidati rumun i së djathtës ekstreme lejohet të garojë në zgjedhje
Bota

Kandidati rumun i së djathtës ekstreme lejohet të garojë në zgjedhje

admin
Last updated: 15/03/2025 22:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Autoritetet zgjedhore në Rumani i mundësuan udhëheqësit të një partie ultranacionaliste të garojë në zgjedhjet presidenciale të vendit, që do te mbahen në muajin maj.

Vendimi u mor disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi masën që i ndalon populistit të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhje.

Bordi Qendror Zgjedhor e miratoi kandidaturën e George Simionit, udhëheqës i Aleancës për Unitetin e Rumunëve (AUR) dhe aleat i Georgescut, më 15 mars – një ditë pasi Simion paraqiti kërkesën e tij për regjistrim si kandidat.

Simion dhe Anamaria Gavrila, udhëheqëse e Partisë së të Rinjve (POT) të ekstremit të djathtë dhe ish-anëtare e AUR-së, thanë në fillim të kësaj jave se do të përpiqen të hyjnë në garë dhe nëse të dyve u mundësohet, njëri do të tërhiqet.

Gavrila pritej ta dorëzonte aplikimin e saj më 15 mars, kur ishte edhe afati i fundit për ta bërë këtë.

Po këtë ditë, Bordi Qendror Zgjedhor e refuzoi kandidaturën e një tjetër politikaneje të së djathtës ekstreme, kryetares së partisë SOS Rumania, Diana Sosoaca, dhe miratoi kandidaturën e politikanes së qendrës pro-evropiane, Elena Lasconi.

Sosoaca ishte refuzuar edhe kur zgjedhjet u mbajtën në nëntor.

Georgescu, i cili është kritik ndaj NATO-s dhe kundërshton mbështetjen rumune për Ukrainën, ishte fituesi surprizë i më shumë votave në rundin e parë të zgjedhjeve, më 24 nëntor. Simion u rendit i katërti.

Pas atyre zgjedhjeve, inteligjenca rumune tha se aktorë të huaj, me shumë gjasa nga Rusia, kishin manipuluar platformat e mediave sociale, veçanërisht TikTok-un, në favor të Georgescut.

Më 6 dhjetor – derisa pritej balotazhi mes Georgescut dhe Lasconit – Gjykata Kushtetuese i anuloi zgjedhjet presidenciale.

Më pas, ato u caktuan për datën 4 maj, ndërsa balotazhi – nëse do të jetë i nevojshëm – do të mbahet më 18 maj.

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Google po zëvendëson Google Assistant me Geminin
Next Article Mbi 50 mijë njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orban

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?