By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të enjten duhet të fillojë rigjykimi për vdekjen e 22-vjeçares Teodora që humbi jetën në aksident trafiku
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të enjten duhet të fillojë rigjykimi për vdekjen e 22-vjeçares Teodora që humbi jetën në aksident trafiku
Maqedoni

Të enjten duhet të fillojë rigjykimi për vdekjen e 22-vjeçares Teodora që humbi jetën në aksident trafiku

admin
Last updated: 24/03/2025 11:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 21 mars – Rigjykimi për vdekjen e Teodora Ristovskës e cila në vitin 2022 në moshën 22 vjeçare humbi jetën në një aksident trafiku duhet të nisë të enjten, më 27 mars, pasi një herë u anulua në seancën e planifikuar fillimisht më 4 mars. Atëherë gjyqtari Elvedin Ferati e anuloi gjykimin për shkak të mungesës së të akuzuarit, Mensur Pajaziti.

Motrat dhe prindërit e Teodorës thonë se çdo anulim për ta paraqet dhimbje dhe zhgënjim.

“Kjo nuk është hera e parë që procesi gjyqësor të anulohet, gjë që ngre dyshime – a po shohim keqpërdorim të sistemit për të vonuar drejtësinë? Sa kohë duhet të kalojë që të marrim drejtësi? Edhe sa duhet të presim, derisa ai që i mori jetën motrës sime të jetojë i lirë. Teodora meriton drejtësi, jeta e saj nuk duhet të shuhet pa pasoja. Kjo nuk është vetëm beteja jonë – kjo është një betejë për të gjithë ata që besojnë se drejtësia nuk duhet të zvarritet në harresë. Të paktën të më lehtësojnë dhimbjen mua dhe familjes time”, tha Eva Ristovska, motra e Teodorës.

Më 27 mars në orën 11:30 duhet të fillojë gjykimi në Gjykatën Themelore të Tetovës. Pas aksidentit të trafikut në gusht të vitit 2022, gjyqi i parë filloi pothuajse një vit më vonë në korrik të vitit 2023 dhe në nëntor të vitit 2023, pasi shoferi u deklarua fajtor, ai u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg. Pas ankesës, Gjykata e Apelit e uli dënimin në dy vjet burg, kështu që Gjykata Supreme i shfuqizoi të dyja aktgjykimet e Gjykatës Themelore dhe të Apelit dhe e ktheu lëndën në rigjykim.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dy të vdekur dhe një i lënduar në Vollkovë
Next Article LSDM: Hetimi për tragjedinë në Koçan është selektiv

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?