Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste bëri sërish sot thirrje publike për mbështetje të PS-së në zgjedhjet e 11 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama i kërkon shqiptarëve votën për Partinë Socialiste, ndërsa u shpreh se kjo është votë që të ndezim së bashku yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar.
“Voto 5. Jepe votën tënde më 11 maj për mua e Partinë Socialiste, që të ndezim së bashku yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar; për atdheun, për të parët tanë, për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tanë”, shkruan kryeministri.
Partia Socialiste renditet e pesta në fletën e votimit nga subjektet zgjedhore që garojnë për zgjedhjet e 11 majit. Ndaj edhe PS ka zgjedhur si “logo” të kësaj fushate shenjën e dorës së hapur që prezanton edhe numrin 5 në fletën e votimit.