By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës, Kosova i përcjell me nderime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës, Kosova i përcjell me nderime
Maqedoni

Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës, Kosova i përcjell me nderime

admin
Last updated: 04/04/2025 16:37
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Me nderime shtetërore po rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës që ishin në listën e personave të zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.

Ceremonia e rivarrimit të martirëve Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, Bekim (Muharrem) Gashi, po mbahen në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe”, në Grabanicë të Klinës.

Ndërkohë, në një akademi përkujtimore në Klinë, nën dhimbjen e familjeve për të pagjeturit edhe pas më shumë se dy dekadash pas luftës së fundit në Kosovë, u kujtua sakrifica e martirëve.

Në emër të Kuvendit të Kosovës, nënkryetarja në detyrë, Saranda Bogujevci shprehu ngushëllimet dhe nderimet më të larta për sakrificën e të rënëve të kombit, raporton KosovaPress.

Ajo tha se dëshmorët dhe martirët janë amaneti më i çmuar i vendit tonë.

Përfaqësuesi i presidencës, Ismet Krasniqi tha se ky nuk është vetëm një akt rivarrimi, por një çast reflektimi për dhimbjen dhe padrejtësinë që pësuan familjet dhe gjithë kombi ynë.

Krasniqi tha se përulemi me respekt të thellë para sakrificës së martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Ai potencoi se kërkimi për drejtësi nuk do të ndalet, derisa të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve.

Andin Hoti nga Komisioni qeveritar për persona të zhdukur, tha se 4 prilli në Klinë nuk është thjeshtë një datë kalendarike, por është një plagë që nuk është shëruar asnjëherë, raporton KosovaPress.

Hoti tha se Klina e qëndresës ka përjetuar ndër plagët më të rënda, derisa u shpreh se sot më shumë se dy dekada pas luftës, Kosova e lirë i përcjellë me nderime shtetërore 8 bijtë e Klinës.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Kryetari i Shoqatës për të Pagjeturit në Klinë, Zeqir Morina tha se sot pas 26 vitesh qëndrojmë këtu për të rivarrosur dhe nderuar jetën e martirëve dhe për të shprehur respektin dhe nderimin e pa epur ndaj sakrificës së tyre.

Ai u shpreh se rivarrimi i eshtrave të martirëve të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, është një moment që na bënë të kuptojmë se liria nuk është diçka që mund të dhurohet por është një e drejtë që është arritur pas shumë sakrificave.

Përveç në Grabanicë të Klinës, komisioni qeveritar për të pagjeturit ka njoftuar se nga ora 16:30 nis ceremonia e rivarrimit në varrezat në Jashanicë (Klinë), të viktimës së luftës Mentor (Xhemajl) Myrtaj, raporton KosovaPress.

Në Malishevë mbahet ceremonia e rivarrimit të viktimës së luftës Vehbi (Pajazit) Halilaj, ndërsa në orën 13:00 mbahen homazhet në Shkollën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapqevë, kurse në orën 14:00 rivarrimi i Mentor (Maliq) Kryeziu në varrezat e fshatit Llapqevë.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Në orën 15:00 mbahen homazhe te Oda e Fshatit (pranë shkollës) në Bubavec, ndërsa në ora 16:30 – rivarrimi në varrezat e fshatit Bubavec.

Ndërkaq, rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin (Kadri) Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tre ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide të rrezikshme nga Greqia kapen në Shqipëri
Next Article Ronaldo vendos vetëm një kusht përpara se të blejë gjigantin e La Ligës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?