By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tre ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide të rrezikshme nga Greqia kapen në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tre ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide të rrezikshme nga Greqia kapen në Shqipëri
Shqipëri

Tre ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide të rrezikshme nga Greqia kapen në Shqipëri

admin
Last updated: 04/04/2025 16:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pas skandalit të fundit me 8 ton fileto pule të kontaminuara me salmonelë të importuara nga Brazili, alarmi për sigurinë ushqimore në Shqipëri është thelluar edhe më tej me një tjetër rast shqetësues.

Tre ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, duke u bërë objekt hetimi nga Komisioni Evropian (RASFF).

Sipas të dhënave të publikuara, një nga ngarkesat ka hyrë në Shqipëri më 1 prill, ka rezultuar me mbetje të pesticidit Clofentezine, një substancë që përdoret për luftimin e merimangave në bimë.

Kjo substancë është e ndaluar në disa vende për shkak të toksicitetit të saj të lartë.

Një tjetër ngarkesë e importuar më 17 mars ka rezultuar me mbetje të tre pesticideve të ndryshme: Cyprodinil, Avermectin Bla dhe Fludioxonil, të gjitha me risk të lartë për organizmin e njeriut nëse konsumohen në sasi të konsiderueshme.

Ndërkohë, më 5 mars është konstatuar edhe një rast i tretë, ku ngarkesa e luleshtrydheve përmbante mbetje të Hexythiazox, një tjetër pesticid me potencial rrezikues për sistemin nervor dhe endokrin.

Ende nuk është bërë e ditur sasia e saktë e luleshtrydheve të importuara dhe nëse ajo është shpërndarë në treg për konsum. Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se operatori i biznesit ushqimor ka informuar subjektet që kanë marrë produktin, ta rikthejnë, raporton Euronews Albania.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbrojtja e Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij
Next Article Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës, Kosova i përcjell me nderime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?