By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paga minimale 500 euro urgjencë shtetërore, qytetarët mjaftë kanë pritur!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Paga minimale 500 euro urgjencë shtetërore, qytetarët mjaftë kanë pritur!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Paga minimale 500 euro urgjencë shtetërore, qytetarët mjaftë kanë pritur!

admin
Last updated: 04/04/2025 16:46
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill – Derisa LSM paralajmëron greva e protesta Qeveria bënë thirrje për një zgjidhje sistematike. Por, qytetarët e këtij vendi mjaft kanë pritur dhe kanë duruar për një ditë më të mirë. Por, siduket ajo pritje në heshtje ka sjellur të kundërtën vetëm rëndesë dhe rritje të shpenzimeve derisa paga minimale kishte ngecur ose kur rritej nuk vërhej aspak si pasojë i inflacionit. Tani më LSM ka kërkesë të qartë dhe nuk ka kthim prej saj paga minimale duhet dhe është nevojë e domosdoshme të rritet në 500 euro, shkruan Zhurnal.

LSM: Kërkojmë rritjen e pagës minimale në 500 euro –

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka filluar një debat publik të organeve më të larta të LSM përpara Kuvendit, ku mesazhe të forta u janë dërguar deputetëve për të vendosur të rrisin pagën minimale në 500 euro.

Para Kuvendit, deputetëve u propozuan të marrin një pagë minimale deri në rritjen tjetër të pagës minimale.

“Ju nuk e meritoni rritjen e pagave tuaja prej 79% dhe për këtë kemi ardhur sot. Ne do të marrim vendim për ju, sepse ju nuk merrni vendime për ne. Le të marrim vendim që deputetët të jenë në pagë minimale deri në rritjen tjetër të pagës minimale”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Seanca ka vazhduar para Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe do të përfundojë para Qeverisë.

Qeveria për protestat e LSM-së: Problemi i punëtorëve mund të zgjidhet në mënyrë sistematike dhe me një qasje të vërtetë –

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dalë me reagim pas protestave të sotme nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila kërkoi që paga minimale të jetë 500 euro. Nga Qeveria apelojnë te sindikata “që të mos e keqpërdorë situatën në shtet dhe të mos përpiqet ta shtrembërojë debatin me diçka që është po aq e rëndësishme”.

“Me përpjekje për krahasime pagash dhe shpërthime populiste të agresionit, vetëm dëshmohet sfondi partiak i një pjese të udhëheqjes së sindikatës. Kur bëjnë krahasime pagash, t’ju kujtojmë se ne si qeveri ishim kundër kur rriteshin pagat e funksionarëve, ndërsa sindikata atëherë heshti për të preferuarit e saj partiakë nga LSDM dhe BDI. Ashtu siç heshtën për vite të tëra derisa LSDM ishte në pushtet dhe e shkatërronin, plaçkisnin dhe shisnin shtetin. Njëkohësisht, që kryeministri të ketë të njëjtën pagë si kryetari i sindikatës, atëherë kryetari i sindikatës duhet të fitojë zgjedhjet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, e para kësaj të ketë marrëveshje për t’u gjendur në listat e LSDM-së. Megjithatë, vetëm një person që ka shumë para mund të heqë dorë nga gjysma e pagës me kaq lehtësi”, thonë nga Qeveria.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ata shtojnë tutje që problemi punëtorëve duhet të zgjidhet në mënyrë sistematike.

“Gjithashtu, mendojmë se problemi i punëtorëve mund të zgjidhet në mënyrë sistematike dhe me një qasje të vërtetë. Qasja e tanishme e këtyre njerëzve është e dëmshme ndërsa ata luajnë ruletë me diçka që për ta është përpjekje për karrierë politike dhe keqpërdorim, ndërsa për ne është çështje jetësore, pra jeta e punëtorëve. Me forcë dhe me këtë motivim të dukshëm partiak dhe me një qasje dashakeqe dhe të paarsyeshme, nuk do të arrijnë asgjë. Pse heshtën për 7 vjet? Populli e sheh këtë. Dhe bën dallim”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Kujtojmë që, paga të dinjitetshme mundësojnë kryerjen e punës me profesionalizëm dhe objektivitet të lartë, prandaj duhet fokus i veçantë. Pagesa e kontributeve është jashtëzakonisht e lartë, për të gjithë punëtorët duhet të ulet gjithsesi, por do të kishte qenë e rrugës që për gazetarët dhe punëtorët mediatik të lirohen tërësisht.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zbutja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë sepse pagat që marrin janë të pamjaftueshme në përballje me krizën e thellë ekonomike, e që është më shumë se kaq e shumëfish. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Man Utd përgatit 85 milionë euro për transferimin e lojtarit më të rëndësishëm të Real Madridit
Next Article Kina e godet SHBA-në me tarifa, Trump: Ajo është në panik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?