By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vritet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohet autori
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Vritet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohet autori
Kronika

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohet autori

admin
Last updated: 07/04/2025 11:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Pordenone të Italisë, ku një shqiptar humbi jetën. Vladimir Topjana u qëllua me armë zjarri nga një shqiptar tjetër.

Supozohej të ishte një fundjavë normale, por gjithçka u kthye në tragjedi për familjen e 43-vjeçarit. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ngjarja ndodhi pranë një lokali ku njerëzit ishin mbledhur për të shikuar ndeshjen e Serie A, Roma-Juventus.

43-vjeçari Topjana ka qenë duke folur me një të afërm në vendin e parkimit, para lokalit dhe një tjetër biznesi. Biseda e tyre u ndërpre nga një Audi i bardhë që erdhi me shpejtësi. Nga aty dolën dy persona të tjerë, gjithashtu shqiptarë.

Mes të katërve më pas ka nisur një debat i ashpër. Kjo ka tërhequr vëmendjen e disa klientëve, të cilët tentuan të rikthejnë qetësinë, por pa sukses.

Më pas, shqiptarët kanë lëvizur në një hapësirë mes dy bizneseve, ku debati verbal u shndërrua në vrasje. Njëri nga personat nxorri armën dhe qëlloi të paktën tre herë. Një nga plumbat e kapën Topjanën në kokë duke i marrë jetën menjëherë.

Policia njoftoi se pranë vendit të ngjarjes ka qenë rastësisht kunati i tij, i cili fillimisht nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte. Pak pas tij ka mbërritur edhe djali i viktimës. 43-vjeçari, sipas mediave, e frekuentonte shpesh zonën pasi kishte disa të afërm që jetonin aty.

“Po parkoja dhe sapo dola nga makina dëgjova “Bam! Bam!”. Të shtëna. Shkova me vrap dhe pashë kunatin në tokë, kishte gjak. Kërkova ndihmë. Nuk më ka ndodhur kurrë diçka e tillë”, tha kunati i 43-vjeçarit.

Hetuesit tashmë po kërkojnë prova që do të ndihmojë në investigim. Me shumë mundësi viktima e njihte vrasësin e tij pasi ky i fundit iu drejtua menjëherë sapo zbriti nga makina.

Sa i përket autorit, ai është arrestuar nga policia dhe bëhet fjalë për një 30-vjeçar, por shqiptar. Ai fillimisht u arratis nga vendi i krimit, por u kap pas disa orësh teksa ishte nisur në drejtim të një qyteti tjetër.

You Might Also Like

Dy persona lëndohen rëndë në aksidentin në rrugën Jazhincë–Tetovë

Përleshje mes dy grupeve në Gjermani: Plagoset rëndë 24-vjeçari nga Maqedonia

Sulm me mjet të mprehtë në Mateç – 16-vjeçari përfundon rëndë në spital, ndalohen dy të mitur

Goditën veturën e policisë me kamion dhe sulmojnë policët, tre persona në kërkim

Shpërbëhet grup kriminal nga Shkupi! Kallëzim penal ndaj tre personave për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ledioni ironizon me Arbanën? Mbyll Prime-n me mesazhe që ndezën rrjetet sociale
Next Article VLEN: Nga standardet ISO, BDI ka vetëm një – “E çka ka për neve?” – standardi i reketit!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?