By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Misajllovski: Për modernizimin e Armatës ndajmë më shumë mjete se sa që kërkon NATO prej nesh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Misajllovski: Për modernizimin e Armatës ndajmë më shumë mjete se sa që kërkon NATO prej nesh
Maqedoni

Misajllovski: Për modernizimin e Armatës ndajmë më shumë mjete se sa që kërkon NATO prej nesh

admin
Last updated: 10/04/2025 13:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 prill – Ministria e Mbrojtjes ndan mbi 32 për qind nga buxheti për modernizim të Armatës që është mbi 20 për qind se sa që kërkon NATO, theksoi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski gjatë pjesëmarrjes në stërvitjen “Seven Stars 25”, e cila realizohet në kazermën “Alekso Demnievski – Bauman” në Veles ku ndodhet komanda e SEEBRIG.

“Kemi më shumë marrëveshje për modernizim. Punojmë për t’i prëfunduar marrëvehsjet për arritje të ‘strajkerëve’ dhe shpresojmë se do të arrijnë deri në fund të këtij viti siç është marrëvehsja. Gjithashtu, edhe autommjetet e tjera ‘JLTL’ të cilat duhet të arrijnë këtë vit në pajtim me marrëveshjen me SHBA-në. Këtë vit përfundon marrëveshja me Turqinë dhe duhet të arrihet tërë ajo që është paraparë me marrëveshjen e tyre, arrijnë edhe raketat ‘mistral’, haubicat ‘boran’ nga Turqia”, deklaroi Misajllovski në përgjigje të gazetarëve.

Theksoi se po bëhen përjekje që të realizohet edhe marrëveshja me “Leonardo”-n për furnizimin me helikopterë për të cilën ka sfida të mëdha.

“Punojmë shumë dhe na ndihmon kompania e cila ndoshta është një prej konsultantëve më të mirë juridik në Evropë për t’i tejkaluar të gjitha sfidat juridike që ndodhën në të kaluarën. Janë bërë shumë gabime dhe marrëveshja është nënshkruar në shpejtësi. Po bëjmë përpjekje t’i mënjanojmë të gjitha sfidat dhe helikopterët të arrijnë vitin e ardhshëm”, potencoi Misajllovski.

Paralelisht, siç tha, ndahen edhe më së shumti mjete për riparimin e objekjteve në kazerma, për riparim të objekteve që janë në njësitë rjaonale, sepse janë disa në gjendje katastrtofale.

“Në këtë moment disa i riparojmë, për disa kërkojmë edhe lokacione të reja, sepse në atë mënyrë duhet t’i përmirësojmë kushtet e të punësuarve. Fillojmë edhe procedura për ripërtëritje të uniformave, ripërtëritje të tërë asaj që nevojiet për ushtarët tnaë, për Armatën, çizme të reja dhe uniforma garde. Ministria tërësisht do të sigurojë mjete për tërë atë që nevojitet. Pas shumë viteve të mosfurnizimeve të një pajisje të këtillë themelore të Armatës, tani kjo po ndodhë. Nuk mundet për dhjetë muaj të bëhet gjithçka, por çdo ditë punojmë që të gjithë bashkarisht t’i përmirësojmë kushtet”, theksoi Misajllovski.

Përkujtoi se Ministria në tërësi i paguan mjetet në pajtim me marrëveshjen kolektive dhe shtoi se për atë shpenzohen para mjaft serioze nga buxheti.

“Për herë të parë në histori paguhet gjithçka”, theksoi Misajllovski.

Ministri, i cili mori pjesë në stërvitjen “Seven Stars 25” në kazermën “Alekso Demnievski – Bauman” në Veles, theksoi se zhvillimi i interoperabilitetit mes vendeve që janë pjesë e Brigadës së Evropës Juglindore, të cilat njëherit edhe janë vende-anëtare të NATO-s, ndikon ndaj përforcimit të sigurisë së rajonit dhe sigurisë kolektive në Aleancë.

Misajllovski e uroi Komandën e SEEBRIG dhe të gjithë pjesëmarrësit në stërvitje për profesionizmin e treguar të lartë dhe standardet e larta në orgnaizim të një stërvitje të këtillë komplekse.

Stërvitja në terren do të mbahet në Poligonin e Armatës krivollak.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kambovski: Është dorëzuar raporti nga grupi punues për rastin me Teodora Ristovskën, gjatë ditës më shumë informacione
Next Article Kallëzim penal ndaj 43 personave lidhur me mashtrimin e “kredive të shpejta”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?