By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KLP largon nga detyra kryeprokurorin Sarandës, pranon kërkesën për uljen e pagës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > KLP largon nga detyra kryeprokurorin Sarandës, pranon kërkesën për uljen e pagës
Shqipëri

KLP largon nga detyra kryeprokurorin Sarandës, pranon kërkesën për uljen e pagës

admin
Last updated: 10/04/2025 13:39
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka larguar nga detyra kryeprokurorin e Sarandës Klodian Llaho, si edhe ka pranuar pjesërisht kërkesën e ILD-së për uljen e pagës për tre muaj.

Llaho është pezulluar nga detyra me urdhër të SPAK për korrupsion. Në njoftimin e ILD-së, thuhet se hetimi disiplinor ndaj tij nisi bazuar në 6 ankesa të një prokuroreje në institucionin që drejtonte për mospërmbushjen e detyrave në sistemin e menaxhimit të çështjeve. Nga hetimi, sipas ILD-së, u konstatuan shkelje të përsëritura të rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë.

Njoftimi i ILD

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj magjistratit Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një prokuroreje në të njëjtin institucion, për veprime e sjellje, që përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e drejtuesit Ll.

Hetimi disiplinor i kryer nga ILD konkludoi se veprimet e mosveprimet e z. Ll. përbëjnë mos përmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj, në veçanti e detyrave që lidhen me sistemin e menaxhimit të çështjeve. Nga hetimi u konstatuan shkelje të përsëritura të rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë. Shkelja disiplinore vërehet në raport, është kryer me dashje direkte dhe ekziston rreziku që ndikimi negativ i saj të shtrihet në zyrën e prokurorisë në tërësi, duke përbërë rrezik për përsëritje ngjarjesh, që ulin imazhin e zyrës së prokurorisë.

Magjistrati ka marrë masën disiplinore “Vërejtje Publike” për një shkelje të mëparshme nga ana e KLP-së, me datë 30.01.2025, për veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mos përmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuar të akteve procedurale, e duke mos përmbushur detyrat e lëna nga gjykatat, duke lënë pa veprime dosjen hetimore për një periudhë mbi 2 vjeçare.

Gjatë parashtrimeve para KLP-së inspektorja e ILD-së vërejti, se në kohën e depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor, prokurori K.Ll., ushtronte të njëjtën detyrë, si në kohën e kryerjes së shkeljes së pretenduar. Aktualisht ai nuk ushtron detyrën as si Drejtues as si prokuror, për shkak se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj këtij magjistrati, si i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal.

Në konkludim, ILD i propozoi KLP-së caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” ndaj magjistratit K. Ll, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l”, si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe një masë të disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”, të parashikuar nga neni nga neni 108 dhe neni 112, pika 2, shkronja “b” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Kërkesa e parë u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që caktoi masën “Ulje 20% e pagës për një periudhë 3 mujore” dhe pranoi plotësisht kërkesën e ILD për masën plotësuese “Largim nga detyra e kryetarit” për magjistratin K.Ll.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Kam frikë për të ardhmen e fëmijëve” – Kosova prin në rajon me nivelin e metanit në ajër
Next Article Halil Thaçi i LVV-së: Me 63 vota Kryeministër do të jetë Kurti, Kryeparlamentar Konjufca

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?