By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Halil Thaçi i LVV-së: Me 63 vota Kryeministër do të jetë Kurti, Kryeparlamentar Konjufca
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Halil Thaçi i LVV-së: Me 63 vota Kryeministër do të jetë Kurti, Kryeparlamentar Konjufca
Maqedoni

Halil Thaçi i LVV-së: Me 63 vota Kryeministër do të jetë Kurti, Kryeparlamentar Konjufca

admin
Last updated: 10/04/2025 13:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Halil Thaçi më 10.04.2025 ka deklaruar se shpreson që do ta formojnë Qeverinë e re të vendit pa Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai tha se pret që kjo Qeveri të formohet me 63 vota që krijohen, sipas tij prej deputetëve të përgjegjshëm.“Unë po shpresoj që do ta bëjmë Qeverinë edhe pa PDK. Kryeministër do të jetë Albin Kurti dhe Kryepalamentar Glauk Konjufca. Me 63 vota. Këto vota bëhen prej deputetëve, atyre të cilët janë të përgjegjshëm për shtetin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Thaçi kështu ka deklaruar gjatë kohës sa është regjistruar si Deputet i Kuvendit të Kosovës të enjten – procedurë për ata të cilët kanë fituar mandatin gjatë Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, raporton Kallxo.com.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca ka thënë se ka nevojë për koalicion paszgjedhor që të formohet Qeveria e re e vendit pas Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Ai ka shtuar se nuk u arrit qëllimi i partisë së tij që të merren 500,000 vota, prandaj edhe sipas tij nevojitet koalicioni.

“Kur jemi te Qeveria është e pamundur pa u themeluar një koalicion i cili e krijon mazhorancën e aftë që të zgjedhë një Qeveri të re. Këtu e kisha futur edhe pozicionin e Kryetarit të Kuvendit.

Ende nuk kemi një emër të qartë sa i përket Kryetarit të ardhshëm.” – ka deklaruar ai.Ndërkohë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka refuzuar ftesën e Kurtit për takim për konsultime.

Në bazë të rezultateve të Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.30% të votave – duke i siguruar 48 deputetët në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave apo 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27% apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA 7.06% apo 8 deputetë.

Lista Serbe do t’i ketë 9 deputetë, 1 ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KLP largon nga detyra kryeprokurorin Sarandës, pranon kërkesën për uljen e pagës
Next Article Kryeministri Mickoski pret në takim kryeparlamentaren sllovene

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?