By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A po e ndalojnë Spanja dhe Italia përdorimin e kartëmonedhave 50 euro?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > A po e ndalojnë Spanja dhe Italia përdorimin e kartëmonedhave 50 euro?
Bota

A po e ndalojnë Spanja dhe Italia përdorimin e kartëmonedhave 50 euro?

admin
Last updated: 15/04/2025 08:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Interneti ka shpërthyer me pretendimet se Spanja po heq dorë nga kartëmonedha 50 euro.

Thuhet se ditët e kartëmonedhës janë të numëruara pasi ajo do të tërhiqet në prill dhe se nuk ka kthim prapa.

Megjithatë, pretendimet nuk janë të vërteta: Banka Qendrore e Spanjës ka konfirmuar se nuk ka urdhëruar tërheqjen e asnjë kartëmonedhe, se të gjitha kartëmonedhat mund të vazhdojnë të përdoren si zakonisht dhe se asnjëra prej tyre nuk do të humbasë vlerën e tyre, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se pretendime të ngjashme të rreme kanë bërë xhiron edhe në Itali, veçanërisht duke pretenduar se Banka Qendrore Evropiane (BQE) po ndalon kartëmonedhat 50 euro në prill, si pjesë e një strategjie për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Megjithatë, verifikuesit italianë të fakteve i kanë hedhur poshtë tashmë këto thashetheme, duke deklaruar se as BQE dhe as Banka e Italisë nuk kanë marrë ndonjë vendim të tillë.

Ndryshe, thashethemet për tërheqjen e kartëmonedhave ushqehen me një narrativë gjithëpërfshirëse dezinformative se vendet evropiane po përpiqen të heqin dorë nga paratë e gatshme dhe ta zëvendësojnë atë me një euro digjitale.

Disa pretendojnë se duke vepruar kështu do t’ua dorëzojë autoriteteve kontrollin mbi paratë e qytetarëve, duke i lejuar ata të bllokojnë transaksionet dhe të kenë një rol më të madh mbi shpenzimet e njerëzve.

Megjithatë, BQE dhe bankat e tjera qendrore në Evropë kanë siguruar vazhdimisht se çdo monedhë digjitale do të plotësonte paratë e gatshme, jo ta zëvendësonte atë.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Warner Bros njofton për ribërjen e filmit “The Bodyguard”: Kush do të jetë në rolin e Kevin Costner dhe Whitney Houston?
Next Article Trump ngrin rreth 2 miliardë dollarë fonde të Harvardit pasi universiteti refuzoi kërkesat nga Shtëpia e Bardhë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?