By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Mickoski në Emiratet e Bashkuara Arabe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Mickoski në Emiratet e Bashkuara Arabe
Maqedoni

Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Mickoski në Emiratet e Bashkuara Arabe

admin
Last updated: 15/04/2025 08:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 prill – Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, sot vazhdon vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Mickoski dje, në ditën e parë të vizitës, u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Abu Dabit, Sheik Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan, dhe siç deklaroi u theksua nevoja për marrëdhënie shumë më të ngushta dhe më të frytshme.

“Nga ana ime, i shpjegova shkurt qëllimet tona si Qeveri, por në të njëjtën kohë, ftova Madhërinë e Tij, Presidentin e EBA-s, të vizitojë Maqedoninë, dhe natyrisht, komunitetin e biznesit të EBA-së për të shqyrtuar nga afër të gjitha mundësitë për investime direkte në fushën e turizmit, infrastrukturës, energjisë, bujqësisë e kështu me radhë – diçka që, jam i bindur se mund të përfaqësojë bazë solide për bashkëpunimin tonë bilateral dhe më të thellë”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Siç paralajmëroi shërbimi për shtyp i qeverisë, ekipi qeveritar do të qëndrojë në Emiratet e Bashkuara Arabe deri të enjten, kurse janë planifikuar takime edhe me sheikun Mohamed bin Rashid al Maktum, sundimtar i Dubait, nënpresident dhe kryeministër i EBA-s, me përfaqësues të holdingut zhvillues të Abu Dabit, me kompaninë shtetërore të investimeve “Mubala”, si dhe me kompaninë shtetërore energjetike “Masdar” , dhe disa oda ekonomike, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, investime në në agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacion dhe teknologji moderne.

Në përbërje të delegacionit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Igor Janusev, si dhe drejtori i Drejtorisë për ZZHTI Goce Dimovski, Koordinatori Nacional për Turizëm Akkan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump ngrin rreth 2 miliardë dollarë fonde të Harvardit pasi universiteti refuzoi kërkesat nga Shtëpia e Bardhë
Next Article Parashikimi i motit, e martë, 15 prill 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?