By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Kur ndodh një tragjedi e madhe, ministrat japin dorëheqje – si akt moral
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Kur ndodh një tragjedi e madhe, ministrat japin dorëheqje – si akt moral
Maqedoni

BDI: Kur ndodh një tragjedi e madhe, ministrat japin dorëheqje – si akt moral

admin
Last updated: 15/04/2025 09:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 prill – Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston një traditë e qartë: kur ndodh një tragjedi e madhe, ministrat japin dorëheqje – si një akt moral, si shprehje e ndërgjegjes dhe respektit ndaj qytetarëve.

Në vitin 1993, kur ra një aeroplan mes Shkupit dhe Ohrit me qindra viktima, ministri Peshev dha dorëheqje.

Kur u mbyt një anije me turistë bullgarë, ministri Janakieski bëri të njëjtën gjë – edhe pse dorëheqja nuk u pranua.

Pas tragjedisë me spitalin modular në Tetovë, ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, dhanë dorëheqje – edhe pse të papranuara, ato ishin një akt përgjegjësie morale.

Edhe kur drejtësia u përkul nën presion politik në rastin e vogëlushit Almir, ministri i Drejtësisë Bilen Salihu dha dorëheqje – si një akt i sinqertë përballë padrejtësisë.

Por sot, pas një tragjedie në të cilën humbën jetën mbi 60 të rinj – tragjedi që duhej të parandalohej drejtpërdrejt nga Ministria e Punëve të Brendshme – as ministri, as drejtori i Byrosë për Siguri Publike nuk kanë dhënë dorëheqje. Përkundrazi, me arrogancë mbulojnë dështimin e tyre.

E njëjta figurë që duhej të parandalonte, sot e udhëheq “hetimin”, akuzon të tjerët dhe përmes presioneve politike mbi prokurorinë përpiqet të bëjë pazare për të shpëtuar veten.

Kjo nuk është vetëm rënie morale e një funksionari – ky është fytyra e vërtetë e një pushteti që nuk e njeh kuptimin e përgjegjësisë.

Ky është një sistem që fillimisht i flijon qytetarët, e më pas e flijon të vërtetën.

Përgjegjësia nuk është deklarative – ajo dëshmohet me vepra.

Qytetarët kërkojnë drejtësi – politike, institucionale dhe morale.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Receta e Bounty nuk është më sekret! Ja si ta përgatisësh vetë
Next Article Presidentja Siljanovska-Davkova në takim me përfaqësues të bashkësisë lokale Galiçnik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?