By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidentja Siljanovska-Davkova në takim me përfaqësues të bashkësisë lokale Galiçnik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Presidentja Siljanovska-Davkova në takim me përfaqësues të bashkësisë lokale Galiçnik
Maqedoni

Presidentja Siljanovska-Davkova në takim me përfaqësues të bashkësisë lokale Galiçnik

admin
Last updated: 15/04/2025 09:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 prill – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti Ognen Karagjozovskin, kryetar, Filip Filipovskim, nënkryetar i bashkësisë lokale të Galiçnikut dhe Dejan Petrovskin, drejtor të “Dasmës së Galiçnikut”.

Duke pranuar propozimin që edhe këtë vit manifestimi tradicional “Dasma e Galiçnikut” të jetë nën patronatin e presidentes së shtetit, ajo theksoi rëndësinë e kultivimit të zakoneve unike maqedonase si pjesë përbërëse e identitetit kombëtar maqedonas.

Galiçniku, me bukurinë e rrallë natyrore, arkitekturën origjinale, historinë e pasur dhe kulturën autentike, mund të jetë një magnet turistik dhe një destinacion i dëshiruar turistik jo vetëm gjatë Dasmës së Galiçnikut, por edhe gjatë gjithë vitit.

Përfaqësuesit e bashkësisë lokale e njoftuan presidenten për planet dhe projektet ambicioze për ringjalljen e Galiçnikut, duke treguar hapat dhe aktivitetet e nevojshme për këtë qëllim. Rikonstruimi i rrugës nga fshati Jaçe në Galiçnik dhe rinovimi i furrës dikur të famshme, më shumë se një shekullore, janë parakushte të nevojshme për një jetë normale në fshat. Renovimi i shtëpisë së Gjorgjija Pulevskit dhe shndërrimi i saj në muze do të ringjallë kujtimin e fshatit të lavdishëm për të cilin banorët krenoheshin dhe të tjerët e kishin zili. Ringjallja e aftësive të gatimit, djathëbërjes, thurjes, qëndisjes dhe zdrukthtarisë mund të tërheqë interesin e shumë dashamirësve që ikin nga zhurma dhe kaosi i jetës moderne të qytetit.

Sigurimi i kalueshmërisë së rrugës nga Mavrova në Galiçnik nga fundi i vjeshtës deri në fillim të pranverës, përkundër rrëshqitjeve të mëdha të borës, do t’u mundësojë banorëve të Galiçnikut, por edhe të gjithë dashamirëve të dëborës dhe qetësisë, një arratisje në bardhësinë e pafund dhe kënaqësinë unike të peizazheve malore.

E prekur nga idetë frymëzuese për zhvillimin e Galiçnikut si destinacion i jashtëzakonshëm turistik, Siljanovska-Davkova shprehu gatishmërinë e saj për të lobuar dhe marrë pjesë në organizimin e ngjarjeve për mbështetje financiare të projekteve.

“Dasma e Galiçnikut” mund të ngrihet në një ngjarje mbi ngjarjet, një moment për të kujtuar dhe treguar histori, një akt artistik në të cilin të gjithë do të duan të marrin pjesë.  Sigurisht që manifestimi “Dasma e Galiçnikut” do të mbahet tradicionalisht në ditën e Shën Pjetrit, nga data 11 deri më 13 korrik të këtij viti. 

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Kur ndodh një tragjedi e madhe, ministrat japin dorëheqje – si akt moral
Next Article Zafirov: Çdo gjykatës dhe prokuror që ngriti zërin kundër mënyrës se si funksionon ky vend është “zhdukur”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?