By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikolloski nga EBA: Do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, dakordojmë fluturime me Er Arabia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikolloski nga EBA: Do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, dakordojmë fluturime me Er Arabia
Maqedoni

Nikolloski nga EBA: Do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, dakordojmë fluturime me Er Arabia

admin
Last updated: 15/04/2025 13:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 prill – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski i cili me delegacionin qeveritar ndodhet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, publikoi se janë duke u dakorduar fluturimet me Er Arabia.

Nikolloski theksoi se turizmi, infrastruktura dhe arsimi janë sektorët e bashkëpunimit në të cilat janë fokusuar.

“Kemi takime të shumta dhe do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Po flasim edhe për bashkim të drejtpërdrejtë, tashmë kemi një marrëveshje me Flaj Dubai për fluturim Dubai-Shkup i cili së shpejti duhet të fillojë, ndërsa po bisedojmë dhe me Er Arabian për hapjen e së paku dy fluturimeve prej të cilave një shpresoj të jetë në rajonin e Ohrit me çka në mënyrë shtesë do të zhvillonte turizmin”, deklaroi Nikolloski.

Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski sot realizoi takime me Odat e biznesit në Emiratet Sharxh dhe Dubai.

“Flasim për mundësi për investime në Maqedoni në pjesën e infrastrukturës, turizmit dhe në pjesën e bujqësisë. Flasim për mundësitë e mëdha që i sjell turizmi Maqedonisë dhe turizmi malor ashtu edhe ai liqenor. Gjithashtu, për korridoret 8 dhe 10 të cilët janë të rëndësishëm për lidhjen e gjithë Evropës, jo vetëm me Maqedoninë, po i prezantojmë para Odave ekonomike në Emiratet e Bashkuara Arabe si një mënyrë për të tërhequr investitorë në Maqedoni. Gjithashtu dhe pjesa politike e vizitës është jashtëzakonisht e rëndësishme, kishim një takim jashtëzakonisht të mirë me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë ditës së nesërme do të kemi një takim me kryeministrin, ndërsa sot do të nënshkruhen në nivel ministror disa marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik, arsimor dhe turistik të cilat do të kontribuojnë në një zhvillim edhe më të shpejtë”, tha Nikollovski.

Me këto takime, zëvendëskryeministri, shpreson se do të tërhiqen investitorë në Maqedoni, do të hapen vende të reja pune të mirëpaguara dhe vendi do të mund të përparojë.

Delegacioni qeveritar e filloi vizitën zyrtare në EBA dje me një takim me presidentin e EBA dhe sundimtar të Emirateve të Abu Dabit, Sheikun Mohamed Bin Zajed Al-Nahjan. Takime janë planifikuar dhe me Sheikun Mohamed bin Rashid Al Maktum, sundues i Dubait, nënkryetar dhe kryeministër i EBA, me përfaqësues të zhvillimit të holldingut në Abu Dabi, me kompaninë shtetërore të investimeve “Mubala”, si dhe “Musdar”, kompania shtetërore e energjetikës, dhe Odave të tregtisë, me qëllim për të shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, investime në agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacion dhe teknologji moderne.

Në përbërjen e delegacionit janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev, si dhe drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së Goce Dimovski, koordinatori kombëtar për Turizëm Akkan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski në takim me udhëheqësinë e Odës ekonomike në Sharxha, në fokus bashkëpunimi dhe investimet
Next Article Kurti: Opozita me sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?