By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli godet hyrjen e një spitali në Gazë, vritet një mjek
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli godet hyrjen e një spitali në Gazë, vritet një mjek
Bota

Izraeli godet hyrjen e një spitali në Gazë, vritet një mjek

admin
Last updated: 15/04/2025 20:36
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një sulm ajror nga Izraeli goditi hyrjen e një spitali në Rripin e Gazës të martën, duke vrarë një punonjës mjekësor dhe duke plagosur nëntë persona të tjerë, tha një zëdhënës i spitalit.

Sulmi goditi Spitalin Kuvajtian në zonën Muwasi, ku qindra mijëra persona kanë kërkuar strehim në kampe të mëdha me çadra. Të plagosurit ishin të gjithë pacientë dhe punonjës shëndetësorë, dhe dy prej pacientëve ishin në gjendje kritike pas sulmit, tha zëdhënësi i spitalit, Saber Mohammed.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar raportimet për këtë zhvillim deri më tani.

Të martën, një zëdhënës i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – tha se sulmet kishin shkaktuar humbje të kontaktit me njësinë që ruante pengun izraelito-amerikan, Edan Alexander.

Hamasi tha se vendi ku mbahej Alexander ishte shënjestruar gjatë sulmit dhe se po përpiqeshin të lidhnin sërish kontakt.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahum përsëriti kundërshtimin e tij ndaj shtetësisë palestineze gjatë një telefonate me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili kishte deklaruar se Franca synon ta njohë shtetin palestinez më vonë këtë vit.

Në telefonatën me Macron, Netanyahu tha se krijimi i një shteti palestinez do të ishte “një shpërblim i madh për terrorizmin” dhe do të sillte një entitet të udhëhequr nga militantët vetëm disa kilometra larg nga qytetet izraelite.

Në një deklaratë të tij të publikuar në X, Macron bëri thirrje për një armëpushim tjetër, lirimin e pengjeve dhe rifillimin e dërgesave të ndihmave humanitare në Gaza, të cilat Izraeli i ka bllokuar për më shumë se një muaj. Ai nuk përmendi njohjen e shtetit palestinez.

Macron tha javën e kaluar se Franca duhet të synojë të njohë një shtet palestinez deri në qershor, kur do të bashkë-organizojë një konferencë ndërkombëtare me Arabinë Saudite për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete.

Ushtria izraelite ka goditur dhe ka bastisur spitale disa herë gjatë luftës 18-mujore, duke akuzuar militantët e Hamasit për strehim në to ose përdorim të tyre për qëllime ushtarake. Stafi spitalor i ka mohuar akuzat dhe ka akuzuar Izraelin për rrezikim të civilëve dhe shkatërrim të sistemit shëndetësor të Gazës.

Të dielën, Izraeli goditi spitalin e fundit të madh që ofronte shërbime të rëndësishme shëndetësore në veri të Gazës pas urdhrit për evakuim. Një pacient vdiq gjatë evakuimit, dhe goditja dëmtoi rëndë dhomën e urgjencës, farmacitë dhe ndërtesat përreth, sipas Spitalit Al-Ahli.

Dioqeza Episkopale e Jeruzalemit, e cila menaxhon spitalin, dënoi sulmin.

Izraeli tha se kishte shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit brenda institucionit, pa ofruar prova. Hamasi mohoi akuzat.

Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Dhjetëra pengje janë ende në Gaza, 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë, pasi pjesa më e madhe u lirua në marrëveshje armëpushimi ose marrëveshje të tjera.

Fushata hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 51.000 persona, sipas një bilanci të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës të martën. Kjo përfshin më shumë se 1.600 persona të vrarë që nga përfundimi i armëpushimit dhe rifillimi i ofensivës muajin e kaluar për të ushtruar presion mbi Hamasin për të pranuar ndryshime në marrëveshje./REL

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkuan në Maqedoninë e Veriut për të punuar ndërtim ‘në të zezë’, kapen 13 shqiptarë
Next Article Kocevski: Është lëshuar urdhër për arrestimin e shtatë efektivëve të policisë për zjarrin në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?