By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Greqia publikon hartën e re të kufijve detarë/ Zgjerohet 12 milje në territorin shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Greqia publikon hartën e re të kufijve detarë/ Zgjerohet 12 milje në territorin shqiptar
Shqipëri

Greqia publikon hartën e re të kufijve detarë/ Zgjerohet 12 milje në territorin shqiptar

admin
Last updated: 17/04/2025 19:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ende nuk ka asnjë reagim nga vendi ynë për këtë, teksa marrëdhëniet Shqipëri- Greqi mbeten të tensionuara

Greqia ka zyrtarizuar ditën e sotme Planin Hapësinor Detar, duke përcaktuar pretendimet për kufijtë e saj detarë. Athina zyrtare ka publikuar një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare, në kufi me Italinë, Turqinë, Egjiptin por edhe me vendin tonë.

Sa i përket ndarjes së kufijve detarë me Shqipërinë, mediat greke raportojnë se me ndarjen e re pretendimet e Greqisë shkojnë duke u zgjeruar me 12 milje edhe në detin Jon, duke përfshirë nën territorin grek disa territore shqiptare.

Ende nuk ka asnjë reagim nga Tirana zyrtare, teksa marrëdhëniet Shqipëri- Greqi mbeten të tensionuara për çështjen e detit, ligjin e luftës, apo edhe përplasjen e krijuar me arrestimin e Fredi Belerit.

Sipas qeverisë greke, në hartë përfshihen kufijtë e jashtëm të shtetit kontinental grek deri në përfundimin e marrëveshjeve me shtetet fqinje, brigjet e të cilëve janë ngjitur ose përballë brigjeve greke.

Harta përfshin gjithashtu kufijtë e detit territorial, legjislacionin kombëtar ekzistues, protokollin greko-turk të vitit 1926, marrëveshjen dhe protokollin italo-turk të vitit 1932, me rezervimin e përgjithshëm të zgjerimit të gjerësisë në 12 milje detare, në përputhje me Konventën për të Drejtën e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Përmes këtij plani, Greqia afirmon të drejtën e saj për ndikim të plotë jo vetëm mbi brigjet kontinentale, por edhe mbi ishujt, duke shtrirë kufijtë e ZEE-së së saj deri në zonën perëndimore të asaj qipriote. Dokumenti zyrtar përfshin gjithashtu edhe ujërat territoriale ekzistuese, 12 milje në detin Jon dhe 6 milje në pjesën tjetër të hapësirës detare, me të drejtën për zgjerim deri në 12 milje, siç lejohet nga Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit.

Ky veprim i Greqisë vjen në një kohë kur tensionet në Mesdheun Lindor janë të larta, duke rritur më tej ndërlikimet gjeopolitike në rajon dhe duke vënë në pah rëndësinë e diplomacisë ndërkombëtare në çështjet e sovranitetit detar.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kos – Zheljazkov: Integrimi europian sjell stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor
Next Article Haradinaj: Sjellja e Vetëvendosjes është rrëshqitje drejt një “grusht shteti”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?