By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një ushtar profesionist është kapur me 70 gram marihuanë, pas arrestimit është lënë i lirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Një ushtar profesionist është kapur me 70 gram marihuanë, pas arrestimit është lënë i lirë
Kronika

Një ushtar profesionist është kapur me 70 gram marihuanë, pas arrestimit është lënë i lirë

admin
Last updated: 21/04/2025 19:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një ushtar profesionist dyshohet se është kapur me drogë. Alsat ka mësuar ekskluzivisht identitetin e tij. Bëhet fjalë për Nikolla Ivanovski, i cili dyshohet se u kap me marihuanë në muajin shkurt. Sipas burimeve të tona, ushtarakut i janë gjetur të paktën 70 gram marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas arrestimit Ivanovski është lënë i lirë, ndërsa Prokuroria Publike është njoftuar vetëm 4 ditë më vonë. Organi i akuzës ka kërkuar që provave të konfiskuara t’i bëhet ekspertizë.

“Me datë 28.02.2025 në ora 21:15, pas informacioneve të marra paraprake operative, në parkingun përballë një marketi në hyrje të Dellçevës është ndalur automjeti “Passat” me targa të Shtipit, i drejtuar nga R.S., në të cilin pasagjer ishte N.I., të dy nga Dellçeva. Gjatë kontrollit, te N.I i është gjetur pako me lëndë bimore të gjelbër dhe gjatë kontrollit në mjet është gjetur peshore digjitale para ulëses së pasagjerit. Sendet e gjetura janë konfiskuar, ndërsa për zbardhjen e rastit është zhvilluar bisedë me tetë persona”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Rastin e ka konfirmuar edhe Armata. Sipas tyre personi ndodhet në procedurë disiplinore.

“Armata ka dijeni për këtë rast dhe menjëherë pas marrjes së informacionit ka nisur procedurë disiplinore dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore”, thonë nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Informacionet tona flasin se për lirimin e Ivanovskit, përkatësisht procedimin e tij me procedurë të rregullt edhe pse dispozitat e procedurës penale janë të qarta për persona zyrtarë, e ka kërkuar një funksionar i lartë i ushtrisë përmes personave që mbajnë poste udhëheqëse në Ministrinë e Brendshme. Në rrethana jo zyrtare mësohet se një drejtor i një muze ushtarak ka intervenuar drejtpërdrejtë më 1 mars për ta liruar Ivanovskin i cili mësohet të jetë nipi një udhëheqësi të lartë ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm.

You Might Also Like

Përleshje mes anëtarëve të dy klubeve të arteve marciale në Bit Pazar, disa persona të lënduar

Aksion antidrogë në Kosovë – kapen 25 kg marihuanë dhe arrestohen 3 persona

Në një shtëpi në Viti gjenden mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit

Sulmohet me qytën e pistoletës pasi mbrojti vajzën e tij të mitur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këndi i lojrave për fëmijë në parkun e Kumanovës i mbuluar nga mbeturinat – Qytetarët kërkojnë pastrim urgjent
Next Article I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?