By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dështon konstituimi i kuvendit! Opozita refuzon të votojë emrin e propozuar nga “Vetëvendosje”, kërkon negociata
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dështon konstituimi i kuvendit! Opozita refuzon të votojë emrin e propozuar nga “Vetëvendosje”, kërkon negociata
Maqedoni

Dështon konstituimi i kuvendit! Opozita refuzon të votojë emrin e propozuar nga “Vetëvendosje”, kërkon negociata

admin
Last updated: 21/04/2025 19:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Për të katërtën herë ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nuk ka arritur të zgjedhë drejtuesin e ri. Opozita nuk ka rënë dakord sërish për të votuar kandidaten e partisë Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Pas ndërprerjes së seancës, opozita akuzoi Vetëvendosjen për bllokim, pasi sipas saj duhet të ketë marrëveshje politike për një emër të pranueshëm nga të gjithë faktorët politikë.

“Albulena Haxhiu nuk mund të jetë më e rëndësishme sesa krijimi i institucioneve. Rrugëdalja është tashmë e qartë, LVV-ja duhet të gjejë një kandidat tjetër,” tha Memli Krasniqi, kreu i PDK-së.

“Vetëvendosja duhet të kuptojë që për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit duhet të ketë kompromis dhe duhet të bëjë shumicë,” u shpreh Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së.

“Ne kemi thënë si Aleancë se po të ishte dikush tjetër në vend të zonjës Haxhiu, do ta kishim votuar. Jemi të hapur për të gjetur një rrugë për konstituimin e Kuvendit. Nëse VV nuk i ka votat për kandidatin e vet, atëherë të gjejmë një kandidat më unifikues,” deklaroi Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së.

Ndërkohë, deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar reflektim nga partitë opozitare.

“Me këto qasje, me barrikadimet e partive politike, me të vërtetë duhet të dakordohemi. Në një temë tjetër, t’i thërrasim të gjitha partitë politike, ta konstituojmë Kuvendin dhe të dakordohemi që me 80 vota ta shpërndajmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje të reja,” tha ajo.

Seanca e radhës pritet të mbahet të mërkurën, ndërsa mbetet e paqartë nëse Albin Kurti do të pranojë negociata për emrin e kreut të ri të parlamentit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim
Next Article Propozim-raporti i raportuesit për RMV-në, 313 amendamente nga eurodeputetët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?