By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe sa festa duhet të kalojnë që të mund të marrim rrogë? Të punësuarit në Inspektoratin e Gjuhëve tashmë gati 4 muaj pa të ardhura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Edhe sa festa duhet të kalojnë që të mund të marrim rrogë? Të punësuarit në Inspektoratin e Gjuhëve tashmë gati 4 muaj pa të ardhura
Maqedoni

Edhe sa festa duhet të kalojnë që të mund të marrim rrogë? Të punësuarit në Inspektoratin e Gjuhëve tashmë gati 4 muaj pa të ardhura

admin
Last updated: 22/04/2025 11:53
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 prill – 17 të punësuar në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve tanimë 3 muaj kanë mbetur pa rroga, pas ndryshimeve të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese të cilat, krahas gjymtimit të kompetencave kanë shkaktuar vakum ligjor. Ndryshimet i kanë hequr Inspektoratit statusin juridik dhe me këtë, Inspektorati nuk ka më buxhet të cilin vet e menaxhon, por buxheti i saj menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë.

Në adresë të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal ka mbëritur një email me ankesa nga ana e të punësuarve të Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve të cilët nuk kanë marrë rroga.

Edhe sa muaj duhet të presin të punësuarit në Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve që marrin rrogë? Edhe sa festa e pashkë duhet të kalojnë pa asnjë denarë në llogari? Tashmë më shumë se 3 muaj, që nga 01.01.2025 deri më sot, 22.04.2025, asnjë pagë nuk iu është paguar të punësuarve në Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve. Më e keqja është se edhe kaq muaj nuk do të jenë rroga, që nënkupton nuk do të kenë sigurim shëndetësor, nuk do të mund të shlyejnë faturat mujore, do të jenë vështirësi me përmbaruesit…Kërkojmë nga institucionet përkatëse të reagojnë si dhe të marrin masat e duhura që ky problem të tejkalohet. Fatkeqësisht jemi të zhgënjyer nga sjellja e institucioneve kompetente., thuhet në ankesën e të punësuarve.

“Të punësuarit në Inspektorat nuk kanë marrë rroga për shkak të nevojës së ndryshimeve dhe harmonizimit të ligjit material të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve me ndryshimet e Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese me të cilin do të ndryshohet statusi i personit juridik”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Heqja e statusit juridik të Inspektoratit, bie ndesh me dy nene të dy ligjeve kyçe që janë në fuqi, në bazë të të cilave funksionon Inspektorati dhe të cilat ia japin statusin juridik.

Konkretisht, Neni 20, paragrafi 1 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është i qartë se Inspektorati që mbikëqyr zbatimin e plotë dhe konsekuent të dispozitave të këtij ligji është në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë, por me cilësi të personit juridik.

E njëjta, përsëritet edhe në Ligjin e veçantë për Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve, ku theksohet se Inspektorati ka cilësinë e personit juridik.

Praktikisht, prej 1 janarit të këtij viti, sipas ligjeve në fuqi Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve është në një situatë absurde – edhe ka, edhe nuk ka status juridik. Ministria e ka marrë buxhetin, por nuk lëshon rroga pasi nuk është rregulluar statusi i të punësuarve, pasi të njëjtit duhet të bëjnë transferim në Ministrinë e Drejtësisë. Por edhe kjo nuk mund të bëhet, mu për shkak se nuk janë harmonizuar ligjet.

“Buxheti i Inspektoratit është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në pajtueshmëri me Buxhetin për vitin 2025. Ministria e Drejtësisë nuk mund të sigurojë pajtueshmëri buxhetore nga Ministria e Financave për marrjen e të punësuarve, derisa nuk ndryshohet ligji material i Inspektoratit, në të cilin është konstatuar statusi i saj juridik”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Deliu-Kodra: Katër vjet ministre pa integritet, nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës
Next Article Pa rrymë disa pjesë të komunave Gjorçe Petrov, Karposh dhe Sopishte

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?