By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot sërish protestohet në Koçan për tragjedinë në diskotekën “Pulse”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sot sërish protestohet në Koçan për tragjedinë në diskotekën “Pulse”
MaqedoniTOP LAJM

Sot sërish protestohet në Koçan për tragjedinë në diskotekën “Pulse”

admin
Last updated: 26/04/2025 12:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Koçan, 26 prill – Sot, e shtunë, duke filluar nga ora 12:05, në Koçan do të zhvillohet marshimi i katërt protestues me moton “Reagim i vonuar”, në nderim të viktimave të tragjedisë së rëndë në diskotekën “Pulse”, ku humbën jetën 62 të rinj dhe u plagosën afro 200 të tjerë.

Sipas organizatorëve, pika e nisjes së marshit do të jetë Parku i Qytetit në Koçan. Protestuesit do të ecin drejt Qendrës Tregtare të qytetit, ku do të ndalen për një moment për të shprehur solidaritet dhe revoltë. Më pas, marshimi do të vijojë drejt Komunës së Koçanit, për të ngritur zërin kundër neglizhencës institucionale, e cila sipas organizatorëve ka qenë evidente në trajtimin e rastit.

Protesta do të vazhdojë drejt Ministrisë së Brendshme për të denoncuar reagimin e vonuar dhe mungesën e përgjegjësisë, dhe do të përfundojë para Gjykatës Themelore të Koçanit, me kërkesën për drejtësi të pakompromis dhe joselektive.

Organizatorët theksojnë se të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë të ftuar të marrin pjesë në këtë marsh paqësor, për të treguar mbështetje për familjet e viktimave dhe për të nderuar kujtimin e të ndjerëve.

Ky është marshimi i katërt me radhë, pas protestave të organizuara çdo të shtunë nga banorët e Koçanit, të cilët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe transparencë për tragjedinë që tronditi gjithë vendin.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arkivoli i Papa Françeskut po zhvendoset në sheshin e Shën Pjetrit
Next Article Varrimi i papës mundësi për takimin e parë ndërmjet Fon der Lajenit dhe Trampit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?