By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritet importi i veturave të përdorura në Maqedoni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Rritet importi i veturave të përdorura në Maqedoni
EkonomiMaqedoni

Rritet importi i veturave të përdorura në Maqedoni

admin
Last updated: 06/05/2025 11:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 maj – Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave, në katër muajt e parë të këtij viti, importi i veturave të përdorura është rritur në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa importi i veturave të reja është zvogëluar, shkruan Faktor.

Shifrat tregojnë se nga janari deri në fund të prillit të këtij viti janë importuar 24.023 vetura të përdorura nga jashtë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i këtyre importeve ka qenë 18.328.

Shikuar sipas muajve, marsi i këtij viti kryeson në blerjen e automjeteve të përdorura, me 8375 automjete të importuara, pasuar nga 5666 në muajin prill dhe një shifër e ngjashme në shkurt, pra 5560, ndërsa janari ishte më i dobëti me 4422 vetura të përdorura të importuara.

Në të njëjtën periudhë, gjatë vitit të kaluar, në janar janë importuar 3.367 automjete të përdorura, në shkurt 4.658, në mars 4.906, ndërsa në prill kjo shifër është rritur në 5.397.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave, në katër muajt e parë të këtij viti është shënuar rënie e numrit të veturave të reja të importuara në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjegjësisht, nga janari deri në fund të prillit të këtij viti, në vend janë importuar 3.911 vetura të reja, që është 146 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u importuan 4.057 vetura të reja.

Në janar të këtij viti, importi i veturave të reja ka nisur mbarë dhe janë blerë 735 vetura, nga 583 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Por, shkurti i këtij viti ishte më i dobët, me 1035 vetura të reja të importuara, krahasuar me 1164 në shkurt të vitit të kaluar. Në mars të këtij viti janë importuar 978 vetura të reja, krahasuar me 1.064 në mars të vitit të kaluar, ndërsa në prill të këtij viti qytetarët kanë blerë 1.163 vetura të reja, ndërsa në prill të vitit të kaluar ky numër ka qenë 1.276.

Kujtojmë se përafërsisht, një veturë e përdorur, e vjetër rreth 10 vjet, në gjendje solide, kushton rreth 7,000 euro. Nëse para disa viteve mund të gjenit veturë në gjendje të mirë me 3,000 euro, kjo tani më po bëhet e pamundur. Një nga arsyet e çmimit të lartë të automjeteve të përdorura në vend janë edhe taksat ndaj shtetit, që janë shumë të larta.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article TË GJITHË JEMI BUDALLENJ
Next Article Inter – Barcelona: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?