By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla thirrje bashkatdhetarëve në Greqi që nuk janë regjistruar: Ejani në Shqipëri për të votuar për Shqipërinë europiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla thirrje bashkatdhetarëve në Greqi që nuk janë regjistruar: Ejani në Shqipëri për të votuar për Shqipërinë europiane
Shqipëri

Balla thirrje bashkatdhetarëve në Greqi që nuk janë regjistruar: Ejani në Shqipëri për të votuar për Shqipërinë europiane

admin
Last updated: 08/05/2025 12:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, nga Veria, Greqi ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në veri dhe që nuk janë regjistruar për të votuar me postë, të vijnë më 11 maj të votojnë në Shqipëri.

“Ju presim të gjithëve, ju që nuk u regjistruat dot për të ardhur në Shqipëri dhe të votoni në zgjedhjet e 11 majit. Ju e keni bërë gjithmonë detyrën tuaj, e bëtë në qershor të vitit 2013 për t’i dhënë Shqipërisë ndryshimin e madh. Tani është e njëjta votë historike, më e rëndësishme, sepse ky mandat është mandati i Shqipërisë, anëtar i Bashkimit Europian”, theksoi Balla.

Nga Veria, ku përshëndeti bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë në veri të Greqisë; Kavalla, Halkidhiki, Nausa, Aleksandria, Larisa, Katerini, Kozana, Kastoria, Follorina, Balla u ndal edhe te përfitimet konkrete që do të sjellë anëtarësimi në BE.

“Imagjinoni, nuk do të kemi më histori letrash, histori dokumentesh të vonuara siç e thua, por do të kemi pasaportën e Bashkimit Europian dhe fëmijët tuaj do të kenë të drejta të studiojnë, të punojnë kudo, në çdo vend të Bashkimit Europian. Prandaj ju presim më 11 maj për të votuar numrin 5 për Shqipërinë Europiane.”

Mesazhit të tij iu bashkua edhe një emigrante shqiptare, e cila theksoi simbolikën e kësaj vote.

“Mos harroni, jeni brezi i parë që i hapi rrugën Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Tani është momenti historik për ta finalizuar vetëm me një votë. Nisuni drejt Shqipërisë. Të dielën votojmë numrin 5”, tha ajo.

Ajo e quajti “pesën” si pasaportën drejt Europës, që forcon jo vetëm krenarinë kombëtare, por edhe identitetin europian të shqiptarëve.

“Mos harroni, e diela është e jona”, përfundoi ajo, duke e kthyer mesazhin në një thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ku mbeti rruga Shkup – Bllacë!
Next Article Mbi 1400 gjoba për dy ditë për shkelje të rregullave në trafik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?