By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim pune mes Stoillkoviqit dhe Selakoviqit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim pune mes Stoillkoviqit dhe Selakoviqit
Maqedoni

Takim pune mes Stoillkoviqit dhe Selakoviqit

admin
Last updated: 08/05/2025 12:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Ivan Stoilkoviq realizoi sot takim pune me një delegacion nga Republika e Serbisë i kryesuar nga ministri i Kulturës, Nikolla Selakoviq. Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Republikës së Serbisë në vend, Nevena Jovanoviq.

Gjatë takimit u shqyrtuan disa çështje aktuale me interes të përbashkët, me potencial për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe tradicionalisht të mira ndërmjet dy vendeve. Theks i veçantë iu dha avancimit të bashkëpunimit strategjik dhe zhvillimit të partneriteteve në fusha të ndryshme, veçanërisht në kontekstin e investimeve kapitale dhe realizimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike.

Të dyja palët shkëmbyen mendime dhe qëndrime edhe për situatat aktuale politike dhe ekonomike në të dy shtetet dhe në rajon, ku u theksua gatishmëria për vazhdimin e dialogut të rregullt politik në nivelin më të lartë. Gjithashtu u nënvizua rëndësia e aktiviteteve të koordinuara për nxitjen e zhvillimit demokratik dhe përshpejtimin e transformimit ekonomik përmes një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të besueshëm ndërshtetëror.

Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë për angazhim të përbashkët në nisma që kontribuojnë në përmirësimin e pozitës së pjesëtarëve të bashkësive joshumicë, me theks në arsim, kulturë, përfaqësim mediatik dhe përfshirje digjitale. Këto përpjekje janë në funksion të ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe kohezive, të bazuar në barazi, respekt dhe besim të ndërsjellë.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe një konfirmim i vullnetit të përbashkët për thellimin e marrëdhënieve bilaterale përmes nismave konkrete dhe konstruktive.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miley Cyrus zbulon se është mirënjohëse kur u dogj shtëpia të cilën e ndante me ish-partnerin Liam Hemsworth
Next Article Osmani pret në takim përfaqësuesen e SHBA-së në Kosovë, flasin për formimin e institucioneve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?