By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tomovski: Nëse duam të kemi shtet serioz duhet të kemi aeroplan të mirëfilltë qeveritar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tomovski: Nëse duam të kemi shtet serioz duhet të kemi aeroplan të mirëfilltë qeveritar
MaqedoniTOP LAJM

Tomovski: Nëse duam të kemi shtet serioz duhet të kemi aeroplan të mirëfilltë qeveritar

admin
Last updated: 08/05/2025 21:18
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Nëse duam të jemi shtet serioz duhet të kemi fluturake adekuate, gjegjësisht aeroplan të mirëfilltë qeveritar dhe nuk duhet të ulemi në nivel të shteteve fqinje të na marrin me aeroplanët e tyre kur duhet të shkojmë diku me delegacione të përbashkëta, vlerëson drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski.

“Lirxhetin që kemi aktualisht nuk i plotëson nevojat e shtetit dhe ka shpenzime të larta për servisimin e tij, pasi pjesët rezervë nuk prodhohen më. Kjo është arsyeja pse ne përdorim pjesë të riparuara dhe nga viti 2017 deri më sot, janë shpenzuar rreth katër milionë euro për shërbime, gjë që nuk do të ishte rast për aeroplan të ri. Nëse do të bënim udhëtime më të gjata, do të na duhej një aeroplan më i madh me të paktën 14 vende, ndryshe nga ky që ka vetëm gjashtë. Me një fjalë, Lirxheti është shumë i vogël”, tha Tomovski në një intervistë për TV Kanal 5.

Theksoi se qeveria e mëparshme ka dashur të blejë aeroplan të ri dhe ishin në fazë të avancuar të bisedimeve me kompani të ndryshme të cilat prodhojnë aeroplanë, por këtë e kanë fshehur nga publiku.

“Ne vendosëm të komunikojmë me publikun dhe besoj se publiku duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që po planifikojmë. Në fund të fundit, aeroplani nuk i mbetet drejtorit apo kryeministrit, por i mbetet shtetit. Do të kërkojmë të sigurojmë mjete për blerjen e një aeroplani me buxhetin e ri sepse ky nuk e lejon këtë. Ne dëshirojmë të negociojmë me publikun, të mbledhim oferta për dhënien me qira të një aeroplani ose të blejmë një të ri ose të përdorur. Do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet për të parë se cila është më e mira dhe më ekonomike”, theksoi Tomovski, duke shtuar se blerja e një aeroplani të ri qeveritar do të kushtonte nga 20 deri në 50 milionë euro.

Në pronësi të shtetit, siç tha, ka rreth 7.000 automjete në të cilat bëjnë pjesë automjetet e qeverisë dhe ministrive, veturat komunale, veturat e ndërmarrjeve publike…

“Ne tashmë kemi zgjedhur ngjyrën – të kuqe dhe të verdhë në targat për shënimin e automjeteve shtetërore, kemi hartuar një rregullore, por procesi është bllokuar sepse nevojitet tender për furnizimin e ngjyrës për përgatitjen e tyre. Tenderi është në fazën përfundimtare dhe sapo të kapërcehet problemi dhe të fillojë prodhimi brenda 30 ditëve, të gjitha institucionet shtetërore do të duhet të zëvendësojnë targat”, tha Tomovski.

Kjo, siç tha, do të bëhet për kohë shumë të shpejtë.

Tomovski, i cili është edhe anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së, porositi se deri në fund të majit ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duhet të vendosë nëse do të qëndrojë ose do të dalë nga Qeveria.

“Ai duhet të merret vesh me VLEN-in për atë që do të bëjë. Nëse ai vendos të largohet nga qeveria, do të ketë trazira të brendshme në partinë e Taravarit. Nëse ai largohet nga Qeveria, imazhi i tij do të bjerë, ndërsa ai i tre liderëve të tjerë të VLENI-it do të rritet”, tha Tomovski, duke theksuar se në asnjë rrethanë nuk do ta mbështesin në zgjedhjet lokale nëse ai largohet nga Qeveria.

I pyetur se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, tha se koha do ta tregojë këtë.

“Nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare apo jo, do ta lëmë ta tregojë koha. Zgjedhjet lokale do të jenë tregues nëse duhet të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo, por ne prapë do të presim dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë me koalicionin”, theksoi Tomovski.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takime të delegacionit të Kuvendit me deputetë italianë: Pa integrimin në BE të Ballkanit, rrezikojmë të krijojmë boshllëk gjeografik
Next Article Rama jep lajmin e madh: Pas AIR ALBANIA, krijohet kompania AIR KOSOVA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?