By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dalja në zgjedhje deri në orën 18:00, rreth 41 për qind
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dalja në zgjedhje deri në orën 18:00, rreth 41 për qind
Shqipëri

Dalja në zgjedhje deri në orën 18:00, rreth 41 për qind

admin
Last updated: 11/05/2025 19:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri thotë se procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht dhe se dalja në votime deri në orën 18:00 është 41.39 për qind.

Kjo është një rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare më 2021, kur dalja në votime në kohën e njëjtë ishte 45.48 për qind.

Në këto zgjedhje – ku për herë të parë do të votojnë edhe shqiptarët në mërgim – përballen kryeministrin në largim, Edi Rama, dhe kundërshtari i tij i përbetuar Sali Berisha, një politikan i djathtist që kryeson një aleancë të partive opozitare.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha në një konferencë për shtyp se procesi i votimit ka filluar normalisht dhe po vijon po ashtu normalisht, pavarësisht disa problematikave të izoluara, raporton Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH).

“Në total procesi mund të vlerësohet që ka filluar normalisht dhe po vijon normalisht. Ka një raportim ku pretendohet për intimidim të votuesve. Ka raportime mbi prezencë të kandidatëve për deputetë pranë qendrave të votimit dhe adresuam një thirrje publike. Kandidatët për deputetë nuk mund të jenë vëzhgues në qendrat e votimit. Sa i përket votimit elektronik, raportimet tregojnë se procesi është duke vijuar normalisht”, tha Celibashi.

Qytetarët e Shqipërisë, vend me 2.8 milionë banorë, do t’i zgjedhin 140 deputetë për një mandat katërvjeçar, duke zgjedhur nga 2.046 kandidatët që përfaqësojnë 11 grupe politike, përfshirë tri koalicione.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë rreth 3.7 milionë votues të regjistruar, përfshirë ata nga diaspora.

Zgjedhjet e këtij viti shihen si vendimtare për të matur zhvillimin demokratik të vendit dhe për ta përcaktuar synimin e madh për një të ardhme evropiane.

Rama e kaloi javën e fundit duke përsëritur premtimin e tij se do ta anëtarësojë Shqipërinë në BE-në deri në fund të kësaj dekade, edhe pse disa ekspertë dyshojnë se ky afat kohor është i mundur për shkak të reformave që kërkohen për t’u bashkuar me bllokun, përfshirë çrrënjosjen e korrupsionit.

“Sot populli shqiptar do të vendosë të shtyjë fuqishëm përpara dhe të na japë të gjithë forcën që na duhet për ta bërë Shqipërinë shtetin e ardhshëm anëtar të BE-së”, tha Rama për gazetarët pranë një qendre votimi, pasi e hodhi votën.

Edhe Berisha mbështet synimet e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së dhe ka premtuar se do ta luftojë korrupsionin dhe se do t’i rrisë pagat.

“Do të jetë një ditë e re vere për shqiptarët”, tha Berisha për Reuters pasi votoi. “Votoni, votoni, votoni”.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Rama mund t’i fitojë deri në 50 për qind të votave dhe Berisha deri në 35 për qind.

Rama mund të ketë nevojë për ndihmën e partive më të vogla për të ruajtur një shumicë të ngushtë në Kuvendin me 140 ulëse./RadioEvropaeLirë

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qindra persona vazhdojnë të jenë “fantazmë”, nuk kanë kurrfarë dokumenti identifikimi
Next Article E frikshme në Sarandë, komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?