By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon përplasja virtuale, Bajrami e fton për ballafaqim ministren Rizvanolli
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon përplasja virtuale, Bajrami e fton për ballafaqim ministren Rizvanolli
Maqedoni

Vazhdon përplasja virtuale, Bajrami e fton për ballafaqim ministren Rizvanolli

admin
Last updated: 13/05/2025 08:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar në  Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) kërkesën për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Po ashtu, në diskutimet publike, LDK ka përmendur edhe idenë e ndarjes së 50 milionë eurove për subvencionimin e bizneseve të mëdha.

E, kjo kërkesë ka nxitur një përplasje virtuale ndërmjet deputetes së kësaj partie, Hykmete Bajrami dhe ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, transmeton Telegrafi.

Në një deklaratë publike, Rizvanolli theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të lejojë që miliona euro nga taksat e qytetarëve të shkojnë për të subvencionuar konsumin e energjisë elektrike të “1%-shit të korporatave më të fuqishme që operojnë në Kosovë”.

“LDK-ja, ndoshta edhe do të donte ta realizonte këtë politikë, siç kanë vepruar gjatë pandemisë, por këtë mund ta bëjnë vetëm nëse ndonjëherë i fitojnë zgjedhjet”, tha Rizvanolli.

Pas kësaj deklarate të ministres në detyrë, ka reaguar sërish deputetja Hykmete Bajrami.

Sipas Bajramit, Artane Rizvanolli nuk plotëson kushtet për të kritikuar veprimet e LDK-së.

“Artane Rizvanolli nuk plotëson asnjë kusht për të kritikuar veprimet apo mos veprimet e kujtdo, aq me pak të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo duhet së pari t’i sqaroj publikut se qysh në grupin e Whatsapp-it ku ajo ishte pjesë ndaheshin tenderë milionësh të KEK-ut për kompani që as kriteret nuk i plotësonin (korrupsion ky për të cilin ka aktakuza e që kostoja e këtij korrupsioni është përkthyer në ngritje të tarifave të energjisë)”, ka theksuar ajo.

Më tej, Bajrami deklaroi se “Për me tepër znj. Rizvanolli, ju keni përgjegjësi direkte që gjatë mandatit të tuaj energjia për ekonomitë familjare për komsumin mbi 800 MWh është ngritë për 128% (ka pasë rritje edhe për ata që konsumojnë nën 800 MWh)”.

“Në postim e paske pranu se çmimi i transmisionit është rritë për 10 -fish, e po mendon që përgjegjësia jote përfundon aty, kur përmes postimit në facebook i kërkoni përgjegjësi ZRrE-së për këtë. Jo, e nderuar, sepse të gjithë e dimë kush zgjedhur anëtarët e Bordit të KOSTT-it e kush e ka emëruar mandej drejtorin e KOSTT-it, gjithashtu e dime se me vota të kujt është zgjedhë bordi i ZRrE-së”, shtoi ajo.

Tutje, ajo ka ftuar ministren që edhe të ballafaqohen në një debat.

“E dime që ju pengon LDK-ja – ju pengon secili që ju kërkon llogari dhe ju vendos përballë fakteve. Hajde në debat deputet e t’i përballim faktet! Nëse nuk vjen të kuptoj se nuk e ke lehtë në rolin që të ka caktuar partia për të mbrojtur mafinë energjetike, nga Martini e Nagipi, e deri te miku i deputetit Kurti në Greqi, z. Georgios Peristeris”.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nico Williams dëshiron transferimin në Angli, gjigantët londinez në garë për të
Next Article Fatmir Dehari nga vizita në Shba: Kërçova është me fat që ju ka!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?